Izet Ibrahimi

Izet Ibrahimi: A lejohet që Feronikeli të viktimizohet për të shpëtuar Fe-ni i Kavadarcit nga falimentimi?

Nëse lejohet që “Feronikeli” i Drenasit të viktimizohet për të rimëkëmbur nga falimentimi Fe-Ni e Kavadarcit Maqedon, atëherë pashmangshëm vijmë të përfundimi se në krizën e krijuar tash e 4 muaj ku punëtoret mbeten të pa punë, nuk është çmimi i nikelit në bursën botërore por orvatja për ta bartur pasurinë e Kosovës drejtë Maqedonisë. Për faktin që çmimi i NI është një prej arsyeje që menaxhimenti i Ferronikelit e ndali prodhimin, nuk do ishte as profesionale e as etike që mbulesa e kësaj të behët përmes bartjes se xehes drejtë Maqedonisë, e cila xehe ka kualitet shume më të madh se ajo. Kjo tregon se e gjithë kjo përpjekjeje ka vetëm një qëllim “Shpëtimin e Fe-Ni të Maqedonisë nga falimentimi me pasurinë e Kosovës”.

Për shkak se çmimi i nikelit në tregun botëror ka kaluar dyfishin e kostove prodhuese, atëherë lejimi i transportit ilegal të xeheve të Fe-NI për Maqedoni po dëshmon se shkaku i ndërprerjes së aktiviteteve prodhuese në shkritoren e “Ferronikelit” të Drenasit nuk ishte çmimi, por kënaqja e apetiteve maqedone për shkatërrimin e industrisë së hekur nikelit në Kosovë dhe forcimin e “Fe-ni” të Kavadrcit, si bartës të monopoleve të kësaj industrie në tërë rajonin.

Para ca kohësh, historiani Dan Snou e kishte bëre një vështrim në BBC, ku na rikujton se “Republika Demokratike e Kongos është ndoshta një nga vendet me të pasura në botë, por kolonializmi, skllavëria dhe korrupsioni  e kane bere atë një nga me të varfrat”. Dhe padyshim se këtu mund të shtrohet pyetja: se çfarë na duhet ky rikujtim, cila është ngjashmëria e Kosovës me Kongon ose çfarë lidhje ka vështrimi imi me historian e njohur Dan Snou?

Dan Snou na rikujton se , “Kongo është një nga vendet që në dukje është bekuar me çdo lloj minerali, ( bakër, ari, diamant, kobalt, uranium, kollan dhe naftë). Shfrytëzimi qofte edhe i vetëm i një pjese të tyre do të ishte e mjaftueshme për të bërë këtë shtet një nga vendet me të pasura të botës. Megjithatë ajo vazhdimisht renditët në fund të indeksit të Zhvillimit Njerëzor të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Pra, edhe pse një vend si me fatlumet jeton në kushte të varfërisë”. Qe nga viti 1600, regjimet shtypen dhe shkatërruan çdo forcë politike qe kishin aftësi të nxirrnin një qeveri të qëndrueshme e cila do të pengonte interesat e tyre skllavëruese dhe tregtare, dhe mbi të gjitha t’i prishnin planet e tyre për shfrytëzim të lehtë e barbarë të burimeve të Kombit. Dhe kështu siç thotë Dan Snou “zhvillimi që ndaluar, qeveria që dobësuar dhe sundimi i ligjit qe bërë inegzistent. Miliarda dollarë nga këto minerale nuk kanë sjellë asgjë veç varfërisë dhe vdekjes për njerëzit që jetojnë mbi to, ndërsa elitat mikroskopike të pasuruara në Kongo dhe mbështetësit e tyre të huaj po përforcojnë revolucionin teknologjik të botës së zhvilluar”.

Vështruar gjeografikisht Kongo është një tokë shumë larg nesh, megjithatë ngjashmëritë ekzistojnë. Nga nëntë produktet minerare me strategjike në botë, katër prej tyre janë prodhuar në Kosovë, (nikeli, zinku, plumbi dhe thëngjilli), për të cilat kërkesat e planifikuara në tregun botërore janë mjaftë të larta ( Ni 5%, Zn 4.9%, Pb 5.7%, në vit). Plumbi, zinku, argjendi, ari, hekuri, nikeli, linjiti etj., respektivisht, Trepça, Ferronikeli, dhe KEK-u janë pasuria dhe potenciali kyç zhvillimor në vend. Bazuar në trendët aktuale të bursës, riaktivizimi i këtyre kapaciteteve se paku, do të gjashtëfishonte, si dhe do të barte peshën më të madhe në rritjen e BPV. Riaktivizimi i tyre do të funksionalizonte gjithë zingjirin prodhues në industrinë minerare dhe metal përpunuese. E kjo do të gjeneronte qindra e mijëra vende pune, do të inkurajonte një reformim strukturorë në sektorin e industrisë, si dhe hapjen e rrugëve për futjen e kapitalit privat dhe rritjen e investimeve të jashtme.

Nëntoka e Kosovës është e bekuar me sasi të mëdha mineralesh por i vetmi problem për zhvillimin  e saj janë njerëzit mbi këtë tokë.  Njëjtë si në Republikën Demokratike të Kongos, edhe në Republikën e Kosovës, krimi i organizuar, korrupsioni, nepotizmi dhe dhuna e përcaktojnë përditshmërinë. Ekonomistët, Jeffrey Sechs dhe Andrew Warner, e kanë gjetur një korrelacion mjaftë të saktë në mes bekimit me minerale dhe mallkimit nga to, dhe ky fenomen quhej “MALLKIMI I MINERALEVE”. Sipas tyre, Qeveritë që ju bie diçka e tillë në prehër behën indiferente, duke mbajtur në nivel fëmijërore zhvillimin e sektorin minerar. Ata njëkohësisht ndalin zhvillimin e një shteti të fortë, të ushtrisë, drejtësisë e sistemit arsimor, duke ju mundësuar kështu klaneve të veta fitime me të lehta nga ajo që gjendet nën tokë”.

Shembull i tillë është politizimi, privatizimi i korruptuar dhe tenderomania e ish gjiganteve ekonomik, “Trepça”, “Ferronikeli” dhe “KEK”, të cilat janë katandisur se bashku me gjithë sektorët minerar dhe perspektiven zhvillimore ne vend. Grabitja dhe eksporti për 17 vite i miliona tonelatave koncentrate të plumb-zinkut, mbetjet metalurgjikë dhe gjysma e produkteve tjera të Trepçës, dhe përgjithësisht gjendja kaotikë në sektorin minerar e të energjisë, dëshmojnë se Kosova ka zgjedhur rrugën e njëjtë me Kongon dhe regjimet që kanë humbur në qërthullin e pasurive natyrore.

“Ferronikeli” është i vetmi kompleks xehtaro-metalurgjik që është privatizuar pa ligjin për miniera, pa skema të mirëfillta të iniciativës investive, dhe me kundërshtime e debate të ashpra publike për modelin që kanë zgjedhur për privatizim. Qeveria aso kohë e pate quajtur këtë “storie historike e suksesit”, duke na premtuar zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës, riaktivizim të industrisë minerare, e çka tjetër nuk premtuan? “ Do të hani me lugë dukati”, ju thoshte kundërshtuesve të asaj forme privatizimi njeri nga ish-deputetet e asaj ane. Dhe tani pas kësaj krize ku punëtorët dhe familjeve të tyre ju mbyll dera për punë e mirëqenie, si për çudi të gjithë kanë ranë në heshtje!

Mund ta kuptojmë Qeverinë, e cila pasi në heshtje ka aprovuar transportin e xehes të hekur-nikelit për Maqedoni, pasi ajo me çdo kusht do të  tentojë  ta mbaj larg opinionin publik ketë aktivitet ilegal, si dhe ndërprerjen e aktiviteteve prodhuese në “Ferronikel”, por nuk mund t’i kuptojë pjesën tjetër të profesionisteve dhe elitave politike  se si po heshtin përball fuqizimit të këtij modeli “grabitqare të burimeve minerare”, të ngjashme me ato të Kongos. Për faktin se çmimi i nikelit në tregon botërorë ka kaluar dyfishin e kostove prodhuese, alamet ministra e deputet në vend që po kërkojnë përmbushjen e kushteve të tenderit për privatizim, ata u kthyen në zëdhënës të blerësit, duke e justifikuar ndërprerjen e prodhimit me krizën e “çmimeve në bursën ndërkombëtare të metaleve”. Vazhdimi i transportit ilegal të xeheve  po dëshmon se shkak i ndërprerjes se aktivitetit prodhuese në shkritoren e “Ferronikelit” të Drenasit nuk ishte çmimi i Nikelit, por kënaqja e pretendimeve maqedone  për monopol në industrinë e hekur-nikelit dhe mistere tjera të cilat besojmë se koha do i zhvesh se shpejti.

Shkatërrimi i sektorit minerar dhe kjo miopi, edhe nëse shpëtojmë nga mallkimi i mineraleve, se paku do vazhdojë të këtë për çmim, këtë trend të rritjes ekonomike, sipas të cilave Kosovës do ti duhen se paku edhe pesë dekada tjera për të arritur një mesatare rajonale të zhvillimit. Kosova ka deficitin me të thellë në rajon dhe me shkallë varshmërie nga importet serbe, por edhe pse me përqindje me të lartë në rajon të popullsisë në moshë punë, ajo shquhet më numrin me të lartë të te papunëve ose popullsisë joaktive në rajon dhe me gjerë. Shumë nga ekspertet e fushave ekonomike pohojnë se elitat që ngritën dhe mbijetojnë  me këtë kulture sunduese , gjasat e një lufte qytetare atje janë të mëdha, dhe ketë e dëshmon me se miri shteti i Kongos.

Modeli “Grabitqar i mineraleve” atje kishte nxitur një lufte me të cilën me shumë se 5 milion njerëz janë vrarë, miliona te tjerë janë  dërguar në kufijtë e vdekjes nga uria dhe sëmundjet e shumta, dhe miliona gra e vajza u përdhunuara. Dhe kështu Kongo, nga përbuzja që  kishte bërë e mallkuara, pambarimisht nga pasuritë e veta natyrore kishte mbetur një vend tepër i varfër. Kosova mund të zgjedh një rrugë tjetër për të ikur nga kjo kulturë sunduese, në qoftë se mbështetja ndërkombëtare dhe qeveria aktuale, orientohen në ngritjen e një shteti të fortë , një ushtrie, drejtësie e sistem arsimor, ngase këto edhe janë kushtet bazë për riorganizimin e industrisë minerare, ecjen drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik, dhe ikje nga mallkimi i mineraleve.

Drenas, Korrik 2016

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Gjenerali, që kujtohet për luftën e UÇK-së dhe çlirimin e Kosovës, 23 vjet pas mbarimit të saj

RKL: Gjenerali, që kujtohet për luftën e UÇK-së dhe çlirimin e Kosovës, 23 vjet pas mbarimit të saj

Gjenerali i luftës Atdhetare të Kroaci, Rrahim Ademi, na u bë i gjallë 23 vjet …