Izet Ibrahimi: Termocentrali “Kosova e Re” model i vjetruar energjetik

Udhëheqësit botërorë, që nga Kryetari Obama e deri tek Sekretari i OKB-së Ban Ki  Mun,  në Konferencën e mbajtur në Paris për ndaljen e rritjes së mëtejshme të ngrohjes globale (ndryshimeve klimatike), ku morën pjesë 195 vende, bënë thirrje për të ngritur modele energjetike që do të stabilizonin ndryshimet kliamtike! Marrëveshja e Parisit mund të quhet si rilindje e njerëzimit, tha Kryetari i Asambles së OKB-së pas nënshkrimit të saj. Prandaj, mund të themi që Konferenca e Parisit për ndryshimet klimatike “konkludoi” se  periudha e shfrytëzimit të thëngjillit për burim energjie ka përfunduar.  Mirëpo, Qeveria e Republikës së Kosovës, si për inat, përmes modelit të saj energjetik, “Kosova e Re/Contour Global”, tregoi mospërfillje ndaj Marrëveshjes historike të Parisit! Përcaktimi i kësaj Qeverie për ndërtimin e termolektranës “Kosova e Re” shpreh refuzimin e saj për një zhvillim ekonomik me më pak karbon dhe për  mohim e kufizim të energjisë alternative dhe për humbjen e 35.000 vendeve të punës që do të mundësonte zhvillimi i kësaj energjie në Kosovë.

 

Evidencat monitoruese të agjencisë NASA në  fund të vitit 2015 dëshmojnë nivel të lartë të dioksidit të karbonit (CO2), më i larti në historinë e njerëzimit (402.23 pjesë për milion)! Ky trend i rritjes së CO2-shit, e bënë   IPCC që të beson se gjatë  shekullit XXI do të kemi një rritje të temperaturës mesatare tokësore midis 1.1 dhe 6.4 °C. Me këtë  trend të  ngrohjes globale, ndryshimet klimatike bërë kërcënim serioz për mjedisin, sigurinë dhe për jetën në tokë.

Bazuar në  këtë fakt, udhëheqësit e 195 shteteve u mblodhën në Paris nga 30 nëntori deri më 12 dhjetor 2015 për të diskutuar pasojat dhe modelet e luftimit të ndryshimeve klimatike. Pas një debati të gjerë ata u dakorduan për marrëveshjen historike dhe për masat detyruese për të ndalur rritjen e temperaturës globale në më shumë se 2 °C mbi nivelet e revolucionit paraindustrial. I gjithë koalicioni i organizatave zhvillimore dhe mjedisit këtë koncenzus po e konsideron si një fitore të madhe për planetin tonë dhe si një rilindje të njerëzimit. Pikënisje për stabilizimin e ndryshimeve klimatike dhe uljen e efektit serë do të konsiderohej vënja në lëvizje e praktikave të reja të shfrytëzimit të burimeve energjetike, që do të  mundësonin ecjen drejt një ekonomie me më pak karbon, duke u zotuar në:

Rritjen e ҫlirimin e gazrave bio dhe kufizimin e emitimit të dioksidit të karbonit dhe gazrave tjerë që rrisin efektin serë deri në gjysmën e dytë të shekullit;

Të ruhet rritja e temperaturës  globale “shumë më poshtë” se 2 °C dhe të vijojnë përpjekjet për ta kufizuar atë në 1.5 °C;

Kontrollimin e progresit të këtyre objektivave në çdo 5 vjet;

Ofrimin e financimeve 100 miliardë € në vit për vendet në zhvillim, me fillim nga viti 2020 dhe angazhimin për financime tjera në të ardhmen.

Pajtimi i vendeve më të fuqishme të botës për këto objektiva është  jo vetëm si një pikë kthese për të siguruar mirëqenien e këtij brezi dhe brezave pas nesh, por edhe inaugurim i themeleve në parandalimin e rrezikimit të njerëzimit për mungesë të gjërave elementare: ushqimit, ujit, jostabilitetin, konfliktet e migrimin.

Ajo që më shtyri të bëjë këtë vështrim ishte thirrja e liderëve botërorë për stabilizimin e ndryshimeve klimatike, nga njëra anë, dhe mungesa e debatit publik dhe mospërfillja e kësaj thirrjeje nga Qeveria e Kosovës, nga ana tjetër.

Konferenca e Parisit dha sinjal të qartë se “periudha e thëngjillit duhet të shënoj  një pikë kthese”, duke reformuar qasjen energjetike dhe gjithë mekanizmat që përforcojn stabititetin kliamtik. Edhhe përkundër kësaj Qeveria e Kosovës me kryeneqësi ortodokse po vazhdon me praktika energjetike ku 97% të energjisë e mbështesin në djegien e linjitit, duke rritur kështu në përmasa alarmante efektin serë dhe kontributin e Kosovës në rrezikun  e quajtur “ngrohje globale”.

Modelin energjetik të njohur si  “Kosova e Re/Contour Global”, e dallon  jo vetëm mënyra e përzgjedhjes së ofertuesit në kundërshtim me ligjet në fuqi, (ligji i prokurimit publik kërkon që të paktën të jenë dy pjesëmarrës në tender), por edhe forma e financimit të projketit, e cila dëshmon se procesi që nga përzgjedhja e deri te ndërtimi do të përcillet nga mungesa e transparencës dhe niveli i lartë I korropcionit. Këto edhe mund të jenë shqetësime jo të vogla, por ato që ngrisin shqetësimet në nivel alarmi të këtij modeli energjetik janë këmbngulsia e Qeverisë që të vazhdojë me keqshfrytëzimin e rezervave energjetike, duke zgjedhur modele energjetike dhe  teknologji që afati teknik u ka skaduar që në shekullin e kaluar! 

Ky model energjetik është jo vetëm në kundërshtim me vendimin e Këshillit të 10-të Ministror të Komunitetit të Energjisë për arritjen e caqeve indikative 20/20/20 deri në vitin 2020, por edhe në kundërshtim me marrëveshjen ndërkombëtare të 12 dhjetorit 2015 në Paris për luftimin e ndryshimeve klimatike. Ndërtimi i termoelektranës “Kosova e Re” është sinjal i mjaftueshëm për kufizimin ose mohimin e projketeve të energjisë alternative, por edhe për dekurajimin e investimeve dhe përfitimin e subvencioneve të zotuara nga qeveritë e vendeve më të fuqishme të botës të dedikuara për vendet e varfëra dhe për vendet në zhvillim. Procedurat korruptive të imponimit të instrumenteve ekonomike, siç janë: rritja e Indesksit të Ҫmimit të Prodhimit (IҪP) për megavat të energjisë nga linjiti, kamatat e larta të huasë, operime të sistemeve me nivel të lartë të humbjeve teknike dhe komerciale kanë prishë parimet e konkurrentshmërisë dhe mosdiskriminimit, duke futur kështu politikat tona energjetike në anatgonizëm të thellë me politikat e ekonomisë së tregut të lirë dhe me politikat botërore të energjisë alternative (energjisë së ripërtritshme). Kosova ka nevojë (ka edhe detyrim!) më shumë se kurrë për të mbështetur marrëveshjen ndërkomtbëtare të arritur në Paris, sepse kjo do të rezultonte në përfitime nga investimet dhe subvencionet për projektet e energjisë alternative, me integrime në tregun unik të energjisë, me zhvillim të ifrastrukturës për qasje në unazën energjtike të BE-së, me siguri furnizimi me energji, ulje të varshmërisë nga  importi, rritje ekonomike dhe mbi të gjitha ulje të varfërisë…

      Udhëheqësit botëror, që nga Kryetari Obama e deri tek Sekretari i OKB-së, Ban Kimuni,  në Konferencën e mbajtur në Paris për ndaljen e rritjes së mëtejshme të ngrohjes globale (ndryshimeve klimatike), ku morën pjesë 195 vende, bënë thirrje për të ngritur modele energjetike që do të stabilizonin ndryshimet kliamtike! Marrëveshja e Parisit mund të quhet si rilindje e njerëzimit, tha Kryetari i Asambles së OKB-së pas nënshkrimit të saj. Prandaj, mund të themi që Konferenca e Parisit për ndryshimet klimatike “konkludoi” se  periudha e shfrytëzimit të thëngjillit për burim energjie ka përfunduar. Mirëpo, Qeveria e Republikës së Kosovës, si për inat, përmes modelit të saj energjetik, “Kosova e Re/Contour Global”, tregoi mospërfillje ndaj Marrëveshjes historike të Parisit! Përcaktimi i kësaj Qeverie për ndërtimin e termolektranës “Kosova e Re” shpreh refuzimin e saj për një zhvillim ekonomik me më pak karbon dhe për mohim e kufizim të energjisë alternative dhe për humbjen e 35.000 vendeve të punës që do të mundësonte zhvillimi i kësaj energjie në Kosovë.

(Autori është doktor i shkencave teknike dhe profesor universitar)

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …