28 shtetet e BE-së janë pajtuar në një draft deklaratë për Kosovën para samitit BE-Ballkan Perëndimor

BE-ja nuk do të kërkojë nga Serbia që domosdoshmërisht ta njohë pavarësinë e Kosovës

Mediet në Serbi duke u mbështetur në deklaratën e Drejtoratit të Përgjithshëm për Çështje Ndërkombëtare të Parlamentit Europian, shkruajnë se  Bashkimi Europian do të sqarojë për opinionin se në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE, kërkesa për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Prishtinën nuk do të thotë se është e domosdoshme njohja e Kosovës. Në rekomandimet e PE-së në këtë dokument theksohet se “opinioni në Serbi nuk po e kupton mirë se çfarë BE kërkon kur bëhet fjalë për Kosovën, përfshirë edhe dallimin ndërmjet termave ‘normalizim i plotë’ nga ‘njohja’” , për fakrin se Kosova është çështja më kontestuese” në marrëdhëniet dhe negociatat e BE-së me Serbinë për anëtarësim. Për këtë arsye, theksohet se “BE duhet të bëjë përpjekje për ta bërë të suksesshëm komunikimin dhe të theksojë se negociatat me Serbinë janë të drejtuara në “normalizimin e plotë ‘ të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve dhe jo në njohjen e detyrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti

Ymeri: Qëndrimi i kryeministrit Kurti për të shkuar në zgjedhje nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, nuk është i sinqertë

Ish kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja, …