Kryetarja e Kosovës, Atifete
Jahjaga është shprehur e zhgënjyer me udhëheqësit politik në vend që nuk arritën
ta kapërcejnë krizën parlamentare. Në një intervistë për Radio Televizionin e
Kosovës, ajo ka përsëritur thirrjet që spektri politik të gjejë zgjidhjen përmes
bisedimeve. “Zgjidhjet janë në institucione dhe duhet të tejkalohen interesat e
ngushta personale dhe partiake”, ka theksuar kryetarja, Jahjaga. Ajo ka shtuar
se nuk i sheh zgjedhjet e parakohshme si zgjidhje të situatës. Jahjaga,
poashtu, ka thënë se respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është kusht
për të gjithë krerët politik në vend.
Kontrolloni gjithashtu
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë
Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
