leoni

Jakup Krasniqi: Më problemet aktuale që ka Kosova duhet të shqyrtohet edhe opsioni i zgjedhjeve të parakoshme

Jakup Krasniqi: Demarkacioni me Serbinë do të jetë shumë më i rënd krahasuar me atë të Malit të Zi

Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, duke komentuar arritjen e mundshme të marrëveshjes Kosovë-Serbi, ka lënë të nënkuptohet se nëse ndryshohen kufijtë mund të shpërthejë përsëri lufta. Duke kundërshtuar lojën me territorin e shtetit, Krasniqi ka shtuar se demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk është asgjë kur krahasohet korrigjimi i kufirit me Serbinë.

“PAS GUSHTIT SËRISH VJEN MARSI! Epopeja e lavdishme e Jasharajve të Prekazit, e 5, 6 e 7 marsit 1998 e cila që bërë sinonim i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është ajo që i ka hapur të gjitha rrugët e mobilizimit e të masivizimit të kombit për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Kjo epope e cila ishte frymëzim për çlirimtarët, ishte frymëzim edhe për të gjithë artistët që e përjetësuan atë në kujtesën e kombit. Epopeja e marsit e Adem Jasharit u përjetësua me një shpejtësi drite në veprën artistike të Ilir Shaqirit, në himnin e UÇK-së: “Sërish vjen marsi”. Sërish vjen Marsi për t’i dhënë vendit zgjidhjen e duhur! Sakrificat dhe flijime e shumta gati një shekullore të kombit, u kurorëzuan me çlirimin e Kosovës në qershorin e vitit 1999, e më pas me pavarësinë e Kosovës më 17 shkurt 2008. Viteve të fundit me bisedimet politike të Brukselit të zhvilluara që gjashte vite në mes Kosovës e Serbisë, të cilat seriozisht e kanë rrezikuar tërësinë e Republikës për shkak të papërgjegjësisë së Hashim Thaçit dhe të gjithë atyre që e mbështeten, që nga marrëveshja e 19 prillit 2013. Papërgjegjësia po del të jetë edhe më e madhe e të gjithë atyre që ia dhuruan shkopin e mbretit, shkop që ai po e përdor si kërbaç mbi tërësinë territoriale të atdheut! Faktet flasin se edhe me marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi në Vjenë në gusht të vitit 2015 për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Kosova humbi mbi 8000 hektarë tokë. Edhe ketë vit, serish në gusht, përsëri Vjena dhe sërish Hashim Thaçi me “marrëveshje të re për t’i qethur e përqethur kufijtë e Kosovës”! Kësaj radhe nën plafin e “korrigjimit të kufijve”. Nuk mund të ketë asnjë dyshim, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk është asgjë në krahasim me korrigjimin e kufirit me Serbinë e trashëgimtarëve besnik të Millosheviqit. Të gjithë duhet ta dimë se territori i Kosovës nuk është lëkura e gjarprit që Hashim Thaçi mund ta ndërrojë për çdo pranverë. Çdo pëllëmbë e tokës së Kosovës është larë me gjakun e atdhetarëve shqiptarë, me flijimet e shumta të kombit dhe shumë nga ato janë tepër të freskëta. Loja me tërësinë territoriale jo vetëm që është e rrezikshme, por ajo është hapje e plagëve të reja e të vjetra. Çka është tepër, tepër është! Në një situatë të tillë natyrshëm rrjedh refreni i reformuar: Pas gushtit, sërish vjen marsi! Të shpresojmë që nuk do të jemi të shtrënguar t’i përvishemi një marsi të ri!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …