Jakup Krasniqi: A duhet të vazhdojë më tej dialogu i Kosovës me Serbinë, në Bruksel?

Jakup Krasniqi i porositë qeveritarë të jenë me të dorështrënguar në shpenzimin e parasë publike

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëheresh kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, u ka bërë thirrje qeveritarëve që të kursehen nga premtimet dhe të tregohen dorështrënguar në shpenzimet e parasë publike. Përmes një postimi në rrjetin social ai ka thënë se kjo është për të mirën e qytetarëve.

“Është në të mirën tuaj qeveritarë të vjetër e të ri, është për të mirën e qytetarëve që ju të kurseheni nga premtimet që nuk varen prej jush, por edhe prej atyre që mund të varen nga ju. Është mirë që të jeni më dorështernguar në shpenzimin e parasë publike. Luksin me telefona të mençur bënë me paratë tuja. Dine fuqinë ekonomike të vendit që përfaqësoni! Fuqia financiare e të cilit është më vogël sesa e një Klubi Futbolli. Dinja hallin qytetarëve të vendit që përfaqësoni. Dinja hallin mundësive që ka shteti ynë i ri besa dhe i varfër. Ndalni premtimet për ndarjet mbi bazat etnike. Kosova është shtet i qytetarëve të barabartë”, ka shkuar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …