Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogu

Jakup Krasniqi: Ka më shumë se 19 mijë veteranë të rrejshëm të cilët përfitojnë nga buxheti i Kosovës

Debatit i cili po zhvillohet ditëve të fundit lidhur me numrin e veteranëve të rrejshëm i është bashkangjitur edhe ish- kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Sipas Krasniqi ka më shumë se 19 mijë veteranë të rrejshëm të cilët përfitojnë nga buxheti i Kosovës. Ai ka folur edhe për deklaratën e Daut Haradinaj, i cili ka thënë se Agim Ceku ka humbur gjithë familjen në luftë. Sipas Krasniqit është banale kur dikush përpiqet  të përfitojë nga vlerat e UÇK-së.  Sot, kur gati njëzet vjet pas po flitet për një temë të luftës së fundit, kush luftoi e kush jo, nuk është edhe punë e lehtë të flasësh më zë apo të shkruash shqip, pasi mund të të përfshijnë valët e sharjeve të turmës që në kohën e duhur nuk ka bërë, ama nuk ka bërë asgjë për lirinë, sa që përballet edhe me një mallkim të atyre që kanë bërë diçka, por që sot nuk e kanë asnjë ide se çka duhet bërë në rrethanat e reja të shtetndërtimit. Nuk mbrohet lufta e shenjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke shpërndarë para për ta blerë pushtetin grabitqar që ta sjellë vota e veteranëve mashtrues ka shkruar mes tjerash, Jakup krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …