Hoxha: Qëndrimet e Sholtes dhe Fajon rikonfirmojnë vizionin dhe besimin tonë, në punën e përbashkët me BE-në

Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha thotë së BE e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja e Integrimit Europian Dhurata Hoxha ka thënë se BE tashmë e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën. “Komisioni LIBE është hapi i radhës dhe ky komision menjëherë pas pushimeve verore, në fund të gushtit, në fillim të shtatorit e ka agjendën e caktuar të takimeve dhe aty duhet të jetë edhe çështja e Kosovës, pra liberalizimi i vizave”, ka deklaruar Hoxha. Ndërkohë ajo është e bindur se tashmë Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret edhe pse thotë se nevojitet vazhdim i reformave sidomos në drejtësi. “Patjetër që duhet të tregojmë përkushtimin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vazhdimësi’, ka shtuar Hoxha. Ndër të tjera ministrja ka paralajmëruar se në fillim të muajit shtator ajo dhe akterët e tjerë institucional do të nisin vizita në vende të ndryshme të Bashkimit Europian për t’i bindur vendet anëtare pasi vendimi final për vizat merret në Këshillin e Ministrave të BE’së e ku janë të përfaqësuara shtetet.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …