Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: korrigjimi i kufirit me Serbinë rrezikon pjesën veriore të Kosovës

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shprehet se korrigjimi i kufirit me Serbinë rrezikon pjesën veriore të Kosovës. Ai thotë se deklarata e kancelares Angela Merkel për kufijtë duhet të merret seriozisht nga institucionet e Kosovës, përderisa idenë e korrigjimit të kufirit e vlerëson kundër Kushtetutës. Ai në këtë intervistë flet edhe për heshtjen e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës karshi çështjeve të rëndësishme. Jakup Krasniqi  për Radio-Kosovën ka shtuar se gjuha e komunikimit që përdorët nga zyrtarët e lartë të të dyja vendeve, jep pak shpresa për një normalizim dhe njohje reciproke, frikën ma shton sidomos gjuha patriotike që përdorin drejtuesit e lartë të shtetit tonë. Ata me patriotizëm i mbulojnë dështimet e tyre politike, në anën tjetër në 30 vitet e fundit Beogradi ka treguar se nuk respekton asnjë marrëveshje. P.sh: Beogradi kërkon zbatimin e dokumentit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës vetëm ku u konvenon atyre, dhe kështu është vështirë të arrihet deri te normalizimi i marrëdhënieve, ka thënë mes tjerash, Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori i Iranit në OKB, Amir Sajid Iravani, ka thënë se Izraeli e di mirë, cila do te jetë hakmarrja e dytë, e njëmendtë

Ambasadori iranian, në OKB,  Amir Sajid Iravani, gjatë takimit urgjent në Këshillin e Sigurimit, të …