Në fjalën e tij në Hagë, Jakup Krasniqi deklaroi se dalja e tij publike në qershor të vitit 1998 ishte një qëndrim i hapur kundër politikave gjenocidale të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ai theksoi se në atë periudhë kishin nisur masakrat, me civilë të vrarë në shtëpitë e tyre, ndërsa robëria e gjatë, burgimet, ekzekutimet dhe vrasjet e vazhdueshme më shtynë të marr një rrugë të rrezikshme, por të domosdoshme. Jakup Krasniqi u shpreh se angazhimi i tij ishte i motivuar nga bindja për të kundërshtuar represionin dhe për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e popullit të tij në një kohë kur, sipas tij, dhuna shtetërore ishte bërë sistematike.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
