J. Krasniqi

Jakup Krasniqi: Nuk ka fitore të plotë të drejtësisë pa dënimin e Serbisë për gjenocid

Më 22 nëntor 2017, u përshëndet nga shumë anë vendimi i Gjykatës së Hagës për t’i dhënë  dënimin më burg të përjetshëm kriminelit serb, Ratko Mlladiq i akuzuar  për gjenocidin e ushtruar mbi popullsinë boshnjake në Bosnje. Ndonëse pat edhe të tillë që nuk u ndien veten mirë, pat edhe të tillë, si Dodiku që e quajtën hero!

Nuk ka dyshim, dënimi i sotshëm i Mlladiqit në Gjykatën e Hagës është një fitore e pjesshme e drejtësisë, është e pjesshme se nuk është dënuar mekanizmi kryesor që ka ushtruar gjenocid në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Nuk ka asnjë dyshim, e gjithë Bota e dinë se fajtori kryesor ka mbetur i pa dënuar, pasi gjenocidi në hapësirat e ish Federatës Jugosllave është planifikuar, është organizuar dhe ushtruar nga gjithë mekanizmat e shtetit serb, Serbisë. Madje që të gjitha pushtet e tij, përfshirë edhe ai medial, Kisha serbe dhe Akademia e Arteve dhe e Shkencave të Serbisë. Madje edhe shumë aktorë të ati gjenocidi, sot janë të akomoduar mirë edhe në aparatet më të larta të shtetit. Për të cilët ka shumë fakte e dëshmi të pa kontestueshme se kanë qenë pjesë e mekanizmave të shtetit që kanë ushtruar gjenocid.

Shkurt, në ketë rast për të qenë: Drejtësia e plotë për të gjitha viktimat e asaj lufte, madje edhe për shamizezat e Serbisë që paskan reaguar sot, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë duhet ta dënoj Serbinë për gjenocidin e ushtruar në gjitha vendet e përmendura më lartë. Vetëm atëherë, Drejtësia do të jetë e plotë. Përderisa kjo nuk ndodh dhe nuk ndodh fuqishëm edhe nga mekanizmat relevant ndërkombëtar, në Serbi nuk do të ketë gatishmëri për t’u shkëputur nga politikat luftënxitëse, e as nga politikat e gjenocidit.

Drejtësia duhet të jetë e plotë, përderisa nuk do të jetë e tillë, shteti i Serbisë do të jetë burim i luftërave të reja në Evropën Juglindore!

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

YLLI MEÇE: POLITIKANËT TANË ME “TANGA ROZË” DHE….  GJYSËM EFENDIKO BEJLERI

Një prej problematikave që kanë zënë faqet e shtypit të përditshëm është dhe ngelet, për …