Brickos

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Përkujtues për anonimët dhe anonimusët

Pas burgosjes sime më 5 prill 1981, shumëkush pat menduar: jo vetëm që “mbeta si peshku në zall”, por edhe mora fund njëherë e mirë. Për kombin tim dhe atdheun, kurrë nuk kam hezituar te mbetëm si “peshku në zall” apo të jetoj edhe në guri të thatë. Nga babai im ,ndjesë pastë, shpesh e kam dëgjuar të thoshte: “Njeriu i zoti, jeton edhe në guri të thatë”! Dhe vërtet, për vite jetova jo vetëm në gur të thatë, por jetova edhe si gjarpri nën gur, por mbijetova edhe atë jetë!

Pse e ndoqa atë rrugë?

Sepse për Atdheun ia vlen çdo sakrificë! Natyrisht që kjo është thënë edhe nga mendjet më të ndritura të kombit, por edhe nga mendjet e shquara botërore. Ky edukim më ka bërë që gjithë angazhimin tim mbi 40 vjeçar në politikë, ta bëjë për liri, për çlirim, për shtet të së drejtës, për sundim të rendit e të ligjit. Jam krenar që në ketë angazhim me bashkëkombësit e mi të vendosur, kemi luftuar pa u kursyer për idealin çlirimtar. Jam më se i lumtur që isha njëri nga ata që Kosovës ia sollëm lirinë. Isha njëri nga më të angazhuarit në të gjitha proceset e lirisë e të shtet ndërtimit. Jam më se i lumtur, që isha ai, që pas votimit të Deklaratës së Pavarësisë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe prezantimin e simbolit të shtetit, e bëra publik rezultatin e votimit për Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik!.

Kudo ku isha, në ilegalitet, në burgjet jugosllave, në Lëvizjen paqësore, në Luftën Çlirimtare, në vitet e lirisë e të pavarësisë, ministër a Kryetar Kuvendi, isha mbrojtës i fuqishëm i Kushtetutës, i ligjeve, i Rregullores së Punës së Kuvendit, i mbrojta me dashuri e përkushtim. Këto opinionit tonë publik i janë të njohura. Nëse disa anonimusa, nuk i njohin këto, le të mbetet në nderin e tyre!

Kam ushtruar pozita politike, ushtarake, publike e institucionale, deri dhe President në detyrë, dhe në asnjë rast, nuk e shfrytëzova fuqinë institucionale, politike a ushtarake, për t’i bërë ndonjë padrejtësi ndonjë individi a favore të pa ligjshme veti e familjes sime.. Pata pushtet, por kurrë dhe në asnjë rast nuk e keqpërdora atë! Kjo më bënë më shumë se krenar! Anonimet dhe anonimusat, kurrë nuk e patën ketë mundësi dhe më gjasë nuk do ta kenë kurrë!

Nëse ata nuk donë të jenë me mua, le të shkojnë me tenderomanët, me lakuriqet e natës apo me tregtarët e tokave publike e tugjarët tjerë. Ajo është zgjedhja e tyre.

Anonimusëve edhe njëherë ju them: Mendoj se shkuarja pas bindjeve tona, pas idealeve tona, pas qëllimeve fisnike për shtet, atdhe e komb, nuk është humbje, përkundrazi është fitore. Unë besoj dhe besoj shumë, që NISMA kudo në Kosovë do të forcohet se është në shërbim të interesit të kombit e të shtetit.

NISMA për Kosovën i garanton anëtarët e saj, në Drenicë e në Kosovë, se ashtu si kemi qenë të gatshëm të sakrifikohemi për komb e shtet të se drejtës, ne, në asnjë mënyrë e me asnjë kusht, nuk kërkojmë nga asnjë qytetar i Republikës që për interesin e pushtetit  tonë, të sakrifikohet edhe një njeri i vetëm. Ne, jemi gati të marrim pushtet, por vetëm nga vullneti i lirë i qytetarëve të Kosovës!

Jakup Krasniqi: Për anëtarët, simpatizantët dhe ithtarët tjerë të Nismës për Kosovën

Fillimi dhe rrugëtimi i Nismës për Kosovën nuk ishte i lehtë. Themeluesit e mbështetësit e saj me parime, besoj që kanë qenë e janë edhe sot të bindur se arsyeja kryesore e kësaj nisme ka qenë e ka mbetur, sjellja e një fryme të re për ndryshim në politikë dhe në qeverisjen e vendit. Dhe kësaj rruge i kemi qëndruar në mënyrën më besnike të mundshme, kuptohet për të gjithë ata që më besnikëri e besim iu kanë qasë këtij projekti të ri politik.

NISMA, ndryshimin e do dhe e kërkon që të vije nga vullneti i lirë i qytetarëve të Kosovës.

Në rrugëtimin e saj politik dyvjeçar, NISMA në politikën e Kosovës ka lënë gjurmën e saj menjëherë pas zgjedhjeve të qershorit 2014, kur e mori rolin për krijimin e LAN-it e më vonë VLAN-it dhe sollën shpresën e ndryshimit dhe të festimit të anëtarësisë së partive të LAN-it, në rrugët e Prishtinës e të qyteteve të tjera të Kosovës. Ishin uzurpuesit e institucioneve të shtetit që nuk donin t’i lëshonin me asnjë kusht dhe lakmia për kapjen e shtetit, e “kundërshtarit” më të madh politik të PDK-së, LDK-së, e cila pranoi të bëhet pjesë e uzurpimit  së institucioneve të shtetit. Ky ndryshim, për mua i pritshëm i mbeturinave të LKJ-së, që në asnjë kohë nuk e kishin për gjë t’ia shtrijnë qafën më të fortit, në rend të parë e tradhtuan elektoratin e tyre dhe koalicionin pas zgjedhor.

NISMA për Kosovën, në rrethanat e reja e mori një detyrë tjetër, bashkimin e opozitës së mbetur dhe arritëm që për herë të parë në jetën parlamentare të Kosovës të kishim një opozitë të bashkuar. Kjo opozitë e bashkuar i ka edhe rezultatet e saja tepër të prekshme. Fillimisht opozita ishte bashkuar për t’u bërë një opozitë e fuqishme e qeverisjes kriminale.

Edhe në ketë rast NISMA ka luajtur një rol të rëndësishëm. Kështu ishte deri në sesionin vjeshtor, kur opozita e bashkuar filloi kundërshtimin e fuqishëm të Marrëveshjes në Parim të 25 gushtit 2015 dhe Marrëveshjen e Demarkacionit më Malin e Zi. Me këto marrëveshje cenohet rëndë interesi i kombit dhe i shtetit. Në këto çështje, NISMA edhe sot e kësaj dite, vazhdon të jetë opozitë e fuqishme.

Nuk ka asnjë dyshim, gjatë gjithë bisedimeve për të vazhduar e thelluar marrëveshjen e bashkëpunimit më partitë opozitare, ne kemi qenë për krijimin e një fronti opozitar, ku ruhet identiteti politik, por jo ku humbet identiteti politik. Më në fund, me kërkesën e shumë anëtarëve e të simpatizantëve, Kryesia e Nismës dhe Këshilli Kombëtar i saj, me shumicën e votave, përkatësisht me një, e dy vota kundër, organet e cekura të partisë kanë marr vendimin për të shkuar më AAK-në në koalicion në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Natyrisht, në ketë rrugëtim të ri, u shkëputën dy anëtar të Kryesisë së partisë, duke konsideruar se po bëhej një “tradhti”, e ndonjëri se “kishte humbur 100 mundësi”. Neve nuk na mbetet tjetër vetëm, t’u themi atyre që “kanë humbur 100 mundësi”, që t’i kërkojnë ato. Ne mendojmë ndryshe. Ne mendojmë se shkuarja pas bindjeve tona, pas idealeve tona, pas qëllimeve fisnike për shtet, atdhe e komb, nuk është humbje, përkundrazi është fitore. Ata që u larguan kanë të drejt të mendojnë se ecja pas 100 të humburave për interesa personale, është fitorja e tyre. Rruga e mbarë u qoftë! Ju dëshirojmë fat!

Ne e respektojmë vullnetin e cilitdo që e përqafon programin e NISMËS dhe aderon në te, sikur e respektojmë çdo vullnet të cilitdo që dëshiron të ndjekë një rrugë të re! Zgjedhja është individuale! NISMA për Kosovën nuk do ta ndal a rrugëtimin e saj socialdemokrat!

NISMA Socialdemokrate për Kosovën, vazhdon të jetë e hapur dhe solidare me çdo progresist e qytetarë që jeton e punon në Republikën e Kosovës!

Progresistë dhe ithtarë të ndryshimit, Mirë se vini në NISMËN Socialdemokrate të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Tri vjet me arrogancë, mujshari politike, keqqeverisje, korrupsion, shpërfillje e aleatëve, thellim të ndasive e përçarjeve…

Kanë kaluar tashmë tri vjet të qeverisjes së Kosovës nga koalicioni: Vetëvendosje ne krye me …