Avokatët mbrojtës të shqiptarëve të arrestuar në Kumanovë e që po akuzohen në rastin “Lagjja e Trimave” kanë tërhequr vërejtjen se klientët e tyre janë duke u torturuar nga policia. Avokati, Naser Raufi ka njoftuar se policët maqedonas të njësisë speciale janë duke i maltretuar pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës”, gjatë sjelljes së tyre në gjykatë dhe kthimit në burg. Ne i kemi paditur ata për torturë. Të përdorësh dhunë fizike kundër dikujt që është me pranga në dorë është torturë klasike. Për këtë vepër ligji parasheh dënim prej 1 deri në 10 vite. Mendojmë se në këtë rast, dënimi për policët duhet të jetë serioz, që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, ka theksuar në mes tjerash avokati Naser Raufi. Avokatët disa herë kanë tërhequr vërejtjen se pjesëtarët e arrestuar të “Grupit të Kumanovës” i nënshtrohen dhunës gjatë transferimit nga burgu në gjykatë dhe anasjelltas. Mirëpo dhuna ndaj të arrestuarve përsëritet vazhdimisht.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …