Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Sot me vjen rëndë që një pjesë të rrugëtimit tim e kam kaluar me disa nga këta sundimtarët e sotëm të Kosovës

Në një shkrim të tij lidhur me zhvillimet drastike në Kuvend, ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi ka shkruar; Duke e shikuar punën e Kuvendit të Kosovës sot, ndërmend m’u sollën shumë ngjarje historike. M’u sollën vitet kur Kuvendi i Autonomisë se Kosovës votonte për ndryshimet Kushtetuese, kur autonomia nuk humbiste asgjë. Se çka ndodhi, çka humbi sesi rrjedhën ngjarjet e dimë të gjithë. Se çfarë sakrifica njerëzore e materiale humbi ky vend e ky komb i dinë secili që donë t’i dinë. Dikush kurrë se “ka prishur timin e duhanit” për ketë! Duke i parë veprimet policore në Kuvendin e Kosovës, duke parë poshtërimin që u bëhet atyre nga policët, rrethimin e Kuvendit me forca policore, me erdhi më shumë se mirë që nuk isha pjesëmarrës në një ambient të tillë policor. Në vitet e autonomisë, kur rrethohej Kuvendi i Autonomisë së Kosovës, isha duke e vuajtur dënimin në burgun e Novi Sadit, por ndihesha krenar që isha shqiptar. Kur sot e shikoja Kuvendin e Kosovës, krenohesha që nuk isha pjesë e tij, por nuk mund të krenohesha se flas të njëjtën gjuhë, me ata që e kthyen Kuvendin e Kosovës në gjithçka tjetër vetëm jo në shtëpinë e përfaqësuesve të popullit.

Sot me vjen turp që një pjesë të rrugëtimit tim tepër të vlefshme e kam kaluar me disa sundimtarë të sotëm të Kosovës! Ky në shikim të parë dukej se është turpi i Kosovës, por jo, ky është turpi i njerëzve despot ndaj shqiptarëve, e servilë e nënshtrues ndaj gjithë të tjerëve që nuk po ua them emrat. Ndryshe këta despotë, sa edhe ata të ish Jugosllavisë, nuk mund të mbijetojnë ndryshe. Vasaliteti i shekujve po vazhdon! Se a humbëm, sa humbëm dhe çka humbëm do të dihet se shpejti! Çështja është, a do të jetë vonë apo shumë vonë?

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …