Rexhep Selimi

Policia e Kosovës me urdhër të kreut të Kuvendit dhe Qeverisë Mustafa ka arrestuar edhe deputetin, Rexhep Selimi

Policia e Kosovës me urdhër të kreut të Kuvendit dhe Qeverisë Mustafa ka arrestuar edhe deputetët e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi dhe Fisnik Ismaili, derisa ndodheshin  jashtë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë, bëhet e ditur se deputeti Rexhep  Selimi nuk ka pranuar të hyjë në veturë të policisë, por ka shkuar deri në Stacion me veturën e tij i shoqëruar nga policia.  Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj lidhur me arrestimin e Rexhep Selimit ka shkruar se janë për keqardhje veprimet e këtij pushteti diktatorial. Arrestimi i deputetit dhe njërit prej figurave kyçe të UÇK-së, Rexhep Selimi, është veprim i një shteti policor. Kjo nuk e dobëson Rexhën, përkundrazi, e forcon atë. Kjo e tregon fytyrën e vërtetë të këtij pushteti se deri ku është i gatshëm të shkojë vetëm për të ruajtur postet.” Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe heroi i kombit,  Mujë Krasniqi ishin tre komandantët e luftës së UÇK-së, që dolën publikisht,  më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Rezallë të Drenicës, me rastin e varrimit të mësuesit dëshmor,  Halit Geci.

Kontrolloni gjithashtu

Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë

Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …