Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit ka urdhëruar arrestin e deputetëve të opozitës me arsyetim për sjellje të vrazhda (!)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, mbajti konferencë për medie, me ç’ rast ka kritikuar dhe ka dënuar deputetët e opozitës për, sikur tha ai, sjellje të vrazhda. Ndonëse disa orë më parë ai ka urdhëruar policinë për nxjerrjen e deputetëve dhunshëm nga seanca e Kuvendit, ai nga konferenca për medie ftoi ata që të jenë pjesë e Kuvendit, por u kërcënua se nuk do të  lejojë që nga Kuvendi i Kosovës të rrëzohet Qeveria. Ndërsa pyetjes së gazetarëve se a është e ligjshme largimi i deputetëve të opozitës nga seanca e Kuvendit dhe a është thyer rregullorja e këtij intitucione dhe shkelur Kushtetuta, kryekuvendari Veseli iu përgjigj duke thënë se për këtë çështje mund t’i drejtohen Kushtetueses dhe përkujtoi hedhjen e gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit nga deputetët e opozitës. Duke iu përgjigjur pyetjes për zgjedhjen e kryetarit të vendit, ai theksoi se zgjedhja e kryetarit të vendit do të jetë një proces tejet transparent.

Kontrolloni gjithashtu

Sot publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Më 23 korrik fillon regjistrim i votuesve jashtë vendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të votuesve jashtë …