Jakup Krasniqi takon për herë të parë nipin në Hagë

Një moment i veçantë dhe thellësisht emocional ka ndodhur në Hagë, ku ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, ka takuar për herë të parë nipin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij, Altin Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke treguar se kjo vizitë ka qenë ndryshe nga të tjerat. Sipas tij, takimi përkoi edhe me ditëlindjen e tij të 30-të, të cilën e kaloi pranë babait në Hagë, duke e bërë këtë ditë edhe më domethënëse. “Sot, së bashku me Toskën dhe Gegën, e prita ditëlindjen time të 30-të pranë babit. Takimi i parë i Gegës me gjyshin e bëri këtë ditë edhe më të veçantë”, ka shkruar ai. Ky takim familjar vjen në një kontekst të ndjeshëm për familjen Krasniqi, duke sjellë një moment gëzimi dhe afërsie në rrethana jo të zakonshme.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj: 17 vjet në NATO, Shqipëria forcon rolin si aleate e besueshme në sigurinë Euroatlantike

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka kujtuar 17-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, duke …