KQZ

James O’Brien: Pas zgjedhjeve të reja vitin e ardhshëm në Serbi është mundshme të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë

Diplomati amerikan, James O’Brien theksoi se situata aktuale e bisedimeve në Bruksel është e pa përshtatshme. “Mendoj se aktualisht është shndërruar në cirk të cilin secila palë e përdorë për nevoja të brendshme”. O’Brien që është njeriu i dytë i grupit “Albright Stonebridge” përmendi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë. “Me zgjedhjet e reja vitin e ardhshëm në Serbi dhe më mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që po dëgjoj thashetheme, jam skeptik që do të ketë ndonjë rezultat. Unë sapo e nxora një thashetheme për zgjedhjet e parakohshme  në Kosovë. Nuk dua që dikush të mendoj se unë jam në dijeni për diçka, por kjo duket si mundësi”pohoi ai në debatin e CSIS.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …