Jamie Shea

Jamie Shea: Kemi të bëjmë me një luftë diplomatike dhe e jo luftë me ushtri

Zëdhënësi i  NATO-s,  gjatë luftës në Kosovë,  Jamie Shea,  gjatë një interviste për Radion-Evropa e Lirë u bën thirrje autoriteteve, në Prishtinë dhe në Beograd  që të heqin dorë nga retorika nxitëse dhe të përqendrohen te gjetja e zgjidhjes për lirinë e lëvizjes. Duke komentuar deklaratën e kryetarit  të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se nëse NATO-ja nuk e bën punën e vet, Beogradi do të ndërhyjë “për të mbrojtur” serbët në Kosovë, Shea thotë: “Mendoj se NATO-ja duhet t’i tregojë Beogradit se është plotësisht në gjendje të vazhdojë mandatin e saj, që është ruajtja e sigurisë, duke përfshirë edhe serbët, dhe se Beogradi nuk ka asnjë rol në Kosovë, në këtë drejtim”. Shea shfaq shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të situatës. “Kemi të bëjmë me një luftë diplomatike, e jo luftë me intervenim ushtarak. Serbia nuk mund të jetë realisht pjesë e Bashkimit Evropian derisa nuk e njeh Kosovën. Ajo po ashtu  duhet ta kushtëzojë ndihmën për Kosovën me vullnetin e saj për të ecur përpara.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …