Ish-zëdhënësi i NATO-s, Jamie Shea, ka deklaruar se Rusia ka regjistruar tashmë viktimën e saj të 1 miliontë në luftën në Ukrainë, duke theksuar koston njerëzore të një konflikti që ende nuk ka prodhuar asnjë rezultat diplomatik konkret. Sipas tij, edhe pala ukrainase ka pësuar humbje të mëdha, me rreth 400 mijë të vrarë, ndërsa luftimet vazhdojnë pa ndonjë perspektivë të afërt për një marrëveshje paqeje. “Rusia nuk është gati për marrëveshje. Synimi i saj është të vendosë diktatin mbi Ukrainën, gjë që Ukraina nuk ka arsye ta pranojë,” theksoi Shea. Ai nënvizoi se, pavarësisht pushtimit të rreth 20% të territorit ukrainas nga Rusia, lufta nuk është as e humbur për Ukrainën e as e fituar për Rusinë. Në këtë kontekst, roli i SHBA-ve dhe në veçanti i ish-presidentit Donald Trump, është kyç për drejtimin që mund të marrë konflikti. Ai i bëri thirrje Trump-it dhe çdo lideri perëndimor që të japin një mesazh të qartë: se Rusia nuk mund të fitojë këtë luftë dhe duhet të detyrohet të bëjë kompromis përmes presionit diplomatik dhe ushtarak. “Fatkeqësisht, ka një shkëputje mes ambicieve të Trump dhe mjeteve për t’i realizuar ato,” përfundoi Shea.
