Janë mbajt garat e skijimit ,,Kupa e Gjeravicës 2019’’

Komuna e Deçanit në bashkëpunim  me Federatën Skitare të Kosovës këtë vikend kanë mbajtur garën e skijimit ,,Kupa e Gjeravicës 2019’’. Këto Gara janë mbajt për kategoritë junior në disiplinën e sllallomit të madh (GS) dhe për kategoritë senior në disiplinën e sllallomit (SL)të madh (GS). Kësaj ngjarje me rëndësi për komunën e Deçanit ju bashku edhe Kryeministri i Republikë së Kosovës Ramush Haradinaj, Ministrat Pal Lekaj dhe Rrustem Berisha, deputeti Daut Haradianj, i pari i komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, ekzekutiv komunal, asamblesitë, Federata e Skijimit, grupet garuese, dashamirë të sportit dhe qytetar të shumt. Kjo është hera e tretë që organizohen garat e skijimit në këto bjeshkët të bukura të Belegut. Me këtë rat kryeministri Ramush Haradinaj tha se: ’’Unë jam i gëzuar që jam këtu pikërisht në Bjeshkën e Belegut dhe simbolikisht po marr pjesë në garat e skijimit ,,Kupa e Gjeravicës 2019’’ këtu në bjeshkën e Belegut, më vjen mirë që skitaria e Kosovës po avancon dhe besoi shumë që me këto resurse të mira që i kemi do të nxjerrim edhe kampion dhe fitues olimpik tha Haradinaj”. Ndërsa kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj tha se: ’’Është  promovim i resurseve dhe potencialëve që ka komuna e Deçanit. Në si institucion Komunal në bashkëpunim më Federatën e Skitarëve të Kosovës, jemi në bashkëpunim të mirë për realizimin e këtyre garave është hera e tretë që këto gara organizohen në këto bjeshkë  ku dhe po behet prezantimi i turizmit në këto anë ndërsa  po du me besu se jemi në rrugë të mbarë që të bëjmë edhe elektrifikimin e kësaj bjeshke brenda këtij viti në bashkëpunim më  KEDS-in, në bashkë participim me komunën, po ashtu  me krijimin e kushteve klimatike do të vazhdojnë punimet për rregullimin e rrugës për në Bjeshkë. Jemi duke bërë përpjekje maksimale që të promovohen potencialet dhe bukuritë e bjeshkëve të komunës së Deçanit, e kjo bëhet edhe duke ju krijuar kushte  qoftë me rrugë apo edhe me elektrifikim tha Ramosja”. Milaim Kelemendi –Kryetra i Federatës së Skijimit tha se jam këtu për here të tret në organizmin e këtyre garave, ky vend i plotëson të gjitha kushtet  për të gjitha disiplinat për mbajtjen e këtyre garave. Ndihem mirë në këto vende të bukura qa ka komuna e Deçanit dhe besoi se shumë shpejt kjo pistë do të jetën njëra ndërë pistat më të frekuentuara në Kosovë. Ndërsa kryetari i këshillit organizativ Dr.Selmon Berisha, tha se më një përkushtim të jashtëzakonshëm kemi punuar që sot të sjellim  rezultatet në këto gara njëkohësisht duke promovuar edhe turizmin në Bjeshkët e Deçanit. Sipas ekspertëve të kësaj fushe në bjeshkën e Belegut brenda një minute mund të lëshohen 22 mijë skiatorë në të gjitha disiplinat e skijimit.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …