Janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Opterusha

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, përkujtuan dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Opterusha. “Gjaku i të rënëve u bë themel i lirisë së Kosovës dhe na bën dritë për të ecur pandalshëm drejt përparimit dhe forcimit tonë si popull dhe si shtet. Duke nderuar kujtimin për të rënët, nderojmë sakrificat e mëdha të këtij populli që aq shumë e deshi lirinë, duke dhënë gjërat më të shtrenjta. Pikërisht për shkak të këtij përkushtimi e kësaj sakrifice madhore jemi të obliguar që të qëndrojmë të lidhur fort për këtë tokë dhe ta ndërtojmë jetën e brezave mbi rrënojat e shtëpive të djegura, mbi hirin e tokës së djegur dhe t’i nderojmë e kujtojmë me respekt deri në përulje të gjithë njerëzit që dhanë jetën në këtë vend. Këto jetë të nënave e baballarëve tanë, të fëmijëve e pleqve këputura në mes na bëjnë të ndjejmë peshën e madhe të përgjegjësisë që kemi për amanetin e të rënëve”- u shpreh Kryetari Latifi. Lavdi dhe respekt I përjetshëm për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e kësaj toke!

Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …