Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka kujtuar me krenari përvjetorin 27-të të e “Epopesë së UÇK”-së. Duke vlerësuar heroizmit dhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, Hamza ka thënë Jasharët nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë. Ai ka vlerësuar se kjo familje legjendare ka mbrojtur dinjitetin e gjithë shqiptarëve. Angazhimi i tyre për lirinë ishte një thirrje e vazhdueshme për rezistencë. Një thirrje për t’u ngritur kundër padrejtësive dhe për ta mbrojtur atdheun tonë. Ata, kësaj thirrjeje, i dhanë përgjigje jo me fjalë, por me jetët e tyre!”, ka shkruar Bedri  Hamza në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …