Jashari: 39 vite më parë, Kulla e Mehajve ishte gjendur e rrethuar nga okupatori serb, që për qëllim kishte arrestimin e Tahir Mehes

Kryetari komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në një postim të tij në facebook ka kujtuar sulmin e forcave serbe ndaj kullës së Tahit Mehes, ai ndër të tjera ka thënë: 39 vite më parë, Kulla e Mehajve ishte gjendur e rrethuar nga okupatori serb, që për qëllim kishte arrestimin e Tahir Mehes. Ajo që njihej në atë kohë si “Dita e Milicisë”, vërtetë doli të jetë e tillë, madje u doli për hundësh aksioni i arrestimit, pasi përreth kullës së rezistencës kishin mbetur të vdekur disa serb. Në përpjekje për ta çarë rrethimin, meqë po iu mbaronte municioni, kishin rënë në altarin e lirisë, babë e djalë, Nebih e Tahir Meha, duke shkruar kështu një faqe të veçantë të heroizmit dhe sakrificës së popullit shqiptar për liri dhe pavarësi nga okupatori jugosllav. Ata ranë në fushën e nderit, ndërkaq në ditën e varrimit të këtyre trimave, u bë një betim nga baba Shaban, komandanti legjendar Adem Jashari e babushi Hamëza, që ishin zotuar se krismat e pushkës nuk do të ndalen deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës, nga okupatori serb. Duke mos e harruar historinë tonë të lavdishme, të ecim përpara drejt synimit të vetëm: zhvillimin e Kosovës dhe integrimin e saj në mekanizmat ndërkombëtar. Është amanet i dëshmorëve dhe detyrë e jona për fëmijët tanë.

E lavdëruar qoftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës!

Të lavdëruar qofshin dëshmorët e lirisë! Ka thënë kryetari Jashari.

Foto nga arkivi

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e katër të rregullt

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e katërt të rregullt. Me këtë rast …