Brickos

Kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut në fshatin Zaqisht të komunës së Rahovecit

Kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut në fshatin Zaqisht të komunës së Rahovecit, projekt ky i cili është në kuadër të projekteve që ka Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit për ndërtimin e tetë parqeve në komunën e Rahovecit. Shtimi i hapësirave të gjelbëruara është një nga prioritetet e Komunës së Rahovecit, duke mundësuar kështu që qytetarët të pushojnë dhe kalojnë kohë më shumë në mjedis të hapur. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me këtë rast i ka uruar qytetarët e fshatit Zaqisht për këtë projekt!

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …