Jashari: Duhet të punojmë bashkërisht, përtej dallimeve ideologjike, politike e konceptuale në zhvillimin e vendit

Jashari: Duhet të punojmë bashkërisht, përtej dallimeve ideologjike dhe politike në zhvillimin e vendit

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancë solemne me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Në fjalën e tij, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka thënë se shpallja e Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008 ishte edhe një betejë më shumë e fituar me mund e sakrificë por lufta jonë ende nuk ka përfunduar. “Tani kemi shumë punë që ta bëjmë shtetin të fortë ashtu siç e ëndërruan dhe e deshtën të parët tonë. Tani duhet të punojmë bashkërisht, përtej dallimeve tona ideologjike, politike e konceptuale në zhvillimin e vendit, fuqizimin e rendit e ligjit, arsimit, shëndetësisë e rinisë, luftimin e korrupsionit e nepotizmit, rritjen e punësimit dhe ndaljen e migrimit të të rinjve jashtë vendit. Sot patriotizëm është besimi në vlerat institucionale e demokratike, kujdesi për shtetin, për pronën publike, mjedisin, ruajtjen e vlerave tona tradicionale e historinë tonë të lavdishme”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …