Java e Dëshmorëve në Rahovec, u shënua me aktivitete të shumta

Java e Dëshmorëve në komunën e Rahovecit, 12 maji, u shënua me aktivitete të shumta, ku në orët e paradites, kryetari Smajl Latifi me stafin e vet, vuren kurora lulesh në varrezat e Dëshmorëve. Në kuadër të Javës së Dëshmorëve është organizuar edhe një ekspozitë me fotografi nga edicionet e kaluara të festivalit folklorik ‘’Anadrinia Jehon’’-20 vjet traditë, ku qëllimi i ekspozitës ka të bëj më ruajtjen, mbrojtjen e vlerave më të mira të trashëgimisë sonë shpirtërore, dhe më pas manifestimi qendror vazhdoi me fjalimin e kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi. Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe Shoqëria Kulturore artistike “Xheladin Zeqiri” mysafir nga Tetova, të cilët interpretuan disa këngë. Manifestimi vazhdoi me ndezjen e 23 flakadanëve të lirisë, në kompleksin përkujtimor të dëshmorëve në Gradish. Kryetari Latifi, tha se ndjehem mirë që këto aktivitete i zhvilluam pikërisht në Kompleksin përkujtimor të Gradishit, një projekt që i ka munguar komunës sonë, e tashmë i realizuar. Me 12 maj të vitit 1998 jehuan krismat e pushkëve të lirisë dhe ku pas ardhjes së Ditës së Madhe, filloj të jehojë kënga e vallja popullore, andaj sonte, mirëpritëm dhe shoqërinë kulturore artistike ‘’Xheladin Zeqiri’’, të cilët kishin ardhur nga Tetova për të na nderuar, me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të traditës tonë kombëtare, duke ju përmbajtur traditës tonë se kënga i ka përcjellë luftëtarët në beteja dhe i ka pritur heronjtë që të ktheheshin nga lufta, po ashtu, me këngë e valle. Nderimi dhe lavdia ju takon dëshmorëve dhe të rënëve për liri, ndërsa të tjerëve ju takon puna e përkushtimi për jetësimin e idealit të tyre. Lavdi dëshmorëve e martirëve të Brigadës 124” Gani Paqarrizi” dhe të gjithë atyre që ranë në territorin e komunës së Rahovecit!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …