Me homazhe dhe nderime u shënua 23-vjetori i rënies se dëshmorit Mehedin Morina nga fshati Gllareva e Klinës

Në fshatin Gexhë të Komunës së Rahovecit, me homazhe dhe nderime u shënua 23-vjetori i rënies së dëshmorit Mehedin Morina nga fshati Gllareva e Klinës, i pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kryetari i OVL e UÇK-së Vajdin Berisha, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorit. Kryetari Latifi u shpreh se, sot është 23-vjetori i rënies heroike të luftëtarit sypatrembur, heroit Mehedin Morina nga Gllareva e Klinës. “Heroi Mehedin Morina do të mbetet gjithmonë simbol i luftëtarit atdhetar, i paepur për lirinë e mbi gjysmës së atdheut tonë të robëruar nga pushtimi sllav. E dha jetën në anadrini, në betejën e Gradishit, me 14 maj 1998. Anadrinasit nuk e harrojnë burrërinë, përkushtimin dhe idealin e trimit nga Gllareva e Klinës. Ne bashkëluftëtarët e tij nga Anadrinia, i përkulemi përjetësisht kujtimit dhe veprës së dëshmorit Mehedin Morina, për nderin dhe burrërinë që na la Kujtim dhe amanet’’, ka thënë kryetari Latifi. Po ashtu, u përkujtuan edhe martirët: Imer Kajdomqaj nga Xërxa, Bajram Himaj, Qamil Himaj dhe Zymer Morina nga Gexha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …