Jean Asselborn: Kontrollet kufitare më shqetësojnë. Nëse Shengen bie, atëherë bie edhe Evropa e qytetarëve

Jean Asselborn: Kontrollet kufitare më shqetësojnë. Nëse Shengen bie, atëherë bie edhe Evropa e qytetarëve

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn i kërkoi qeverisë gjermane që të ndërpresë kontrollet kufitare me Luksemburgun dhe Francën sa më shpejt që të jetë e mundur. “Kontrollet kufitare më shqetësojnë. Nëse Shengen bie, atëherë bie edhe Evropa e qytetarëve. Shengeni është arritja më e madhe e Bashkimit Evropian,” tha Asselborn në një prononcim për mediat gjermane. Ai theksoi se kontrollet kufitare sjellin vetëm probleme, raporton Tanjug. “Çdo ditë, njerëz nga Gjermania që ankohen për kontrollet e kufijve më shkruajnë për këtë.  Ai tha se ishte e vështirë në qytetet kufitare që njerëzit të shkonin në punë. “Në Luksemburg, ne mbështetemi te stafi mjekësor dhe kujdestarët nga Gjermania dhe Franca. Më 16 mars, Gjermania futi kontrollin në kufijtë e saj me Austrinë, Zvicrën, Francën, Luksemburgun, Danimarkën.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …