Jeffrey Hovenier pritet që ta zëvendësojë Philip Kosnettin në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë

Jeffrey Hovenier pritet që ta zëvendësojë Philip Kosnettin në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë

Jeffrey Hovenier do ta zëvendësojë Philip Kosnettin në postin e ambasadorit amerikan në Kosovë. Hovenier e njeh mirë Kosovën pasi gjatë karrierës së tij diplomatike ishte përfaqësues i SHBA-së në stafin e të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari. Ai aktualisht shërben si zëvendësshef i Ambasadës amerikane në Turqi. Më parë si diplomat kishte punuar edhe në Berlin të Gjermanisë, por edhe në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru. Në Departamentin e Shtetit ai ka qenë përgjegjës për NATO-n dhe Evropën Qëndrore, derisa ka shërbyer si ambasador në Greqi dhe Kroaci, kurse tash është zëvendësshef i ambasadës amerikane në Turqi. Ambasadori amerikan në largim, Philip Kosnett ka thënë sot se të qenit ambasador i SHBA-së në Kosovë ka qenë një nder i madh për të.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim do të dalë forca e dytë politike në Maqedoninë e Veriut

Kandidati i BDI-së për kryetar të Çairit, Bujar Osmani, ka paralajmëruar se koalicioni Aleanca Kombëtare …