Partitë politike përqendrohen në fushatë digjitale për zgjedhjet lokale 2021

Partitë politike përqendrohen në fushatë digjitale për zgjedhjet lokale 2021

Partitë politike e kanë filluar të enjten fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, nuk kanë bërë hapje të zakonshme me organizime të mëdha. Hapja e fushatës është bërë me ceremoni digjitale, duke i informuar qytetarët me pikat kryesore të programeve të tyre.Përfaqësuesit e subjekteve politike janë zotuar se nuk do të mbajnë tubime të mëdha elektorale dhe do t’i respektojnë në përpikëri rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) kundër përhapjes së pandemisë Covid-19.Ata kanë bërë me dije se aktivitetin e tyre elektoral do ta orientojnë në rrjetet sociale dhe në debatet në televizione.
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nëpërmjet një video-adresimi në profilin e tij në “Facebook” ka deklaruar se kjo partia do ta shpalosë projektin e vet politik para qytetarëve në përputhje me rrethanat e rënda, të krijuara nga pandemia Covid 19.“Kjo fushatë për zgjedhjet e 17 tetorit, e cila po fillon sot, në rrethana normale do të dukej ndryshe. Do të ishim bashkë, do t’ia shtrëngonim dorën njëri-tjetrit, e nga afër do ta ndanim vizionin për të ardhmen e një Kosove që na bashkon të gjithëve në nevojën për t’i transformuar qytetet tona. Por, Kosova nuk po kalon në rrethana normale. Kosova po kalon ditë të rënda, për shkak të pandemisë”, ka deklaruar ai.
Edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, hapjen e fushatës e ka bërë në mënyre digjitale. “Pavarësisht se kjo fushatë nuk është si të tjerat, pra, s’do të mund të ju takojmë sy më sy, për shkak të Pandemisë, ekipi jonë po punon shumë që programi ynë të vijë në secilën shtëpi tuajën për secilën komunë nëpërmjet fushatës digjitale. Sonte bëmë hapjen. Ditët në vijim do të shpalosim programet e kandidatëve tanë.
Kurse, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një video në profilin e vet në “Facebook”, ka kërkuar votë nga qytetarët për AAK-në. “Shëndeti është mbi të gjitha, meqenëse nuk do të kemi mundësi të takohemi si herëve të tjera që të bashkëbisedojmë, që po ashtu të paraqesim programin tonë zgjedhor të Aleancës dhe njëkohësisht të prezantojmë kandidatët tanë dhe kandidatët për kryetar komune dhe për asamble komunale, atëherë ju drejtohem në këtë mënyrë. Ju siguroj se programi i Aleancës për qeverisjen në komuna, që bazohet në qeverisje me qytetarin, është programi i duhur për të kthyer jetën, zhvillimin ekonomik dhe normalitetin në komunat tona dhe në Kosovë”, ka shkruar ai, duke i ftuar qytetarët të votojnë për kandidatët e AAK-së më 17 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …