Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Jefrrey Hovenier: Ka pasoja për kryeministrin, Albin Kurti, pasi ai nuk i dëgjon këshillat e miqve ndërkombëtarë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jefrrey Hovenier, ka deklaruar  se ka pasoja  për kryeministrin,  Albin Kurti, pasi ai nuk i dëgjon këshillat e miqve ndërkombëtarë, në rastet kur nuk koordinohet ose nuk bashkëpunon me ta, lidhur me  zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Më duhet të them se herë pas here, ne i japim këshilla e sugjerime dhe provojmë të punojmë me të, për të bërë gjëra në mënyrë që të evitohen eskalimet ose problemet që mund të pengojnë punën që ne duam ta bëjmë së bashku, në qëllimin strategjik të arritjes së zbatimit të plotë, nga të dyja palët, të Marrëveshjes së Ohrit”, tha Hovenier.  Ka dhe do të ketë pasoja kur nuk ka një nivel  të duhur të koordinimit ose bashkëpunimit ose kur këshilla jonë, nuk është pranuar plotësisht ose kur nuk është vepruar sipas saj. Hovenier tha se çështja se nga ku duhet të punojnë kryetarët e veriut, pra zyrat alternative, ka qenë ndër krye-temat për të cilën nuk janë pajtuar me Kurtin, me të cilin e pranoi se ka raporte të “situatave të përziera”, ku për disa rate patën bashkëpunim të ngushtë e shumë të mirë, e për  të tjera, patën edhe dallime.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …