Historiania, publicistja dhe profesoresha e Universitetit Shtetëror të Moskës për marrëdhënie ndërkombëtare Jelena Ponomarjeva ka thënë se Perëndimi të gjithë i frikëson me Serbinë e madhe e në realitet po e krijon Shqipërinë e madhe, bën të ditur gazeta Blic e Beogradit. Duke vepruar në këtë mënyrë Perëndimi, sipas saj po i rrezikon interesat e popullatës serbe dhe të popujve ortodoksë. Ajo ka thënë se Shqipëria e madhe i nevojitet Perëndimit, sidomos Amerikës dhe kompanive transnacionale, por ajo u duhet edhe shteteve arabe dhe Turqisë pasi që faktori islam po bëhet dominues në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
Vladimir Putin: Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë, nëse lejon Ukrainën të sulmojë territorin rus me armët e tyre
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se Perëndimi do të përballet drejtpërdrejt me Rusinë nëse lejon …