Stoltenberg

Jens Stoltenberg: Së shpejti pritet të vijnë në Kosovë edhe 700 trupa të Aleancës Veri- Atlantike

Sekretari i Përgjithshëm i NATO –s, Jens Stoltenberg, ka bërë të ditur se së shpejti në Kosovë  pritet të vijnë edhe 700 trupa të Aleancës Veri- Atlantike. Ne kemi vendosur që brenda ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues të NATO-s. KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”, tha Stoltenberg. Vendimi për trupa shtesë ka ardhur pas gjendjes së tensionuar në veri të Kosovës. Të hënën, pati incidente mes trupave të KFOR-it dhe protestuesve serbë. Më 29 maj, trupat e KFOR-it ndërhyn në Zveçan, pasi paralajmëruan protestuesit serbë që të shpërndaheshin, por ata nuk u bindën.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …