Jeton Syla: Intervistë me ministrin e MBPZHR-së, Blerand Stavileci

RKL: Sa i kushtohet vëmendje nga institucionet tona sektorit bujqësisë kur dihet se nëse i referohemi statistikave bujqësia merr pjesë me 25 % të bruto produktit vendor, me 15-16 % në eksport dhe me 25-30 % numrin të punësuarve?

Blerand Stavileci: Po, është vërtet se ky është një konstatim më se i saktë. Bujqësia është njëri nga sektorët më të rëndësishëm dhe më strategjik në kuadër të të gjitha fushave në vendin tonë.  Në të kaluarën nuk i është kushtuar ndonjë rëndësi edhe aq e madhe edhe pse në mënyrë deklarative gjithmonë ka pasur tendencë për të thënë kështu  mirëpo veprimet në anën tjetër nuk kanë qenë të harmonizuara me këto qëndrime të thëna verbale.

Që nga viti 2008 ka pasur një rritje progresive të buxhetit, në veçanti për sa i takon skemës së grandeve dhe të subvencioneve dhe skemës së investimeve kapitale. Ka pasur rritje deri në 50 % të këtij buxheti.  Ne vetëm këtë vit në skemën e grandeve dhe subvencioneve i ndajmë rreth 5 milion euro, që janë ndihmë e drejtpërdrejt e sektorëve më të rëndësishëm, si sektori i qumështit, mishit, pemëve, perimeve dhe vreshtave.

Po ashtu me rishikimin e buxhetit, subvencione do të ketë edhe për të mbjella vjeshtore.

 

RKL: Edhe vitin e kaluar subvencionet kanë përfshirë shumën deri në 5 milion euro, ndërsa për të mbjellat ishin ndarë rreth 2.1 milionë euro? Na intereson të dimë se në cilët sektorë më tepër do të orientoheni dhe a do të ketë rritje të subvencioneve edhe në shpeztari?

Blerand Stavileci: Synojmë që ky 5 milionësh të jetë shumë më i madh, ne kemi kërkuar dyfishin e saj besoj, që kërkesa do të na kthehet pozitivisht, ngase kështu ka ndodhur edhe në vitin e kaluar, kurse gjatë këtij viti ne kemi rritur subvencionet dhe grandet për sektorin e qumështit, për sektorin pylltarisë, pemëtarisë dhe vreshtarisë. Në vitin e kaluar në sektorin e qumështit janë investuar 2 milionë euro përmes formës së subvencioneve, në perime, pemë që do të thotë në sera dhe në vreshta rreth 750 mijë kurse në këto fonde që ne kemi pas sivjet dhe tani kemi rreth 3 milion euro subvencione në sektorin e qumështit dhe do të jenë edhe 400 mijë grande po ashtu në fuqizimin e këtij sektori të fermave me lopë qumështore, po ashtu do të ketë edhe grande shtesë edhe për sektorin e perimtarisë, pylltarisë dhe të vreshtave dhe gjithë këta sektorë strategjik dhe të rëndësishëm për zhvillimin e bujqësisë do të ketë rritje të konsiderueshme dhe presim  pra që një gjë e tillë të ndodhë edhe për të mbjellat vjeshtore.

Mua nuk me pëlqen shprehja mundësitë buxhetore, sido që të jetë, janë ato që janë. Ne në planifikimet tona tani për tani edhe me  rishikim, po sidomos ne  planifikimet   për vitin e ardhshëm dhe me pronësoret buxhetore brenda kornizës afatmesme të shpenzimeve do të planifikojmë që edhe të mbjellat pranverore, sidomos kultura e patates pastaj një problematikë, që i përcjell shumë te ne një problematike sidomos  vërshimet. Edhe shpeztaria duhet të jetë e përfshira në kuadër të masës, e cila ka të bëjë me  grande apo edhe me ndonjë variant tjetër.

Pra në një mënyrë apo tjetër do të ekzistojnë edhe tri lloj linja të tjera të reja buxhetore për këto tri kultura të rëndësishme dhe çështja e vërshimeve qe i dëmton shumë bujqit dhe fermerët në vendin tonë.

RKL: Një çështje tjetër e shumë e rëndësishme është se tokat e punës janë shkatërruar në vazhdimësi. Si të ruhen ato kur dihet se mungojnë mekanizmat përcjellës për parandalimin e kësaj dukurie përfshirë këtu edhe tokat pyjore, ndonëse nuk mungon infrastruktura ligjore?

Blerand Sttavileci: Edhe toka bujqësore edhe toka pyjore janë asetet më të çmueshme që kemi ne si vend, ne kemi rreth 50%  tokë bujqësore dhe rreth 40% tokë pyjore, në të kaluarën të themi është bërë një lloj degradimi i këtij aseti shumë të çmuar, gjatë periudhës të kaluar dhe në periudhën vijuese është punuar shumë në infrastrukturën ligjore. Për sa i takon ligjit të pyjeve tanimë është amendamentuar ky ligj dhe një pjesë e madhe e përgjegjësive janë decentralizuar dhe kalon mbrojtja dhe licencimi në kuadër të komunave. Megjithatë përveç infrastrukturës  ligjore është e rëndësishme që edhe me politika të tjera e sidomos në burime njerëzore të përcillen këto politika, kemi burime njerëzore të cilat janë të gatshme dhe të afta për t’ i përparuar objektivat e ministrisë. Njëri nga objektivat e ministrisë është edhe ruajtja e strukturës pyjore. Përveç bujqësisë dhe zhvillimit rural, sa i takon pylltarisë ne kemi një strategji që është strategjia e pyjeve 2010- 2020, e cila ka edhe një plan të veprimit detaj me të gjithë hapat, ne kemi komunitetin e donatoreve të cilët po thuajse tani pjesa më e madhe e tyre është zotuar që në shtyllat e kësaj strategjie do të investoj sidomos shtetet nordike, finlandezët, pastaj SIDA-daneze,SNV-ja holandeze, unë me të gjithë këta kam pasur takime  po ashtu është USAID-i, kështu që të gjitha këta donatorë do të jenë të përqendruar në zbatimin e kësaj strategjie.

RKL: Prodhuesit vendorë ankohen për konkurrencë jo të drejtë me prodhimet e huaja, cilat janë mundësit reale të MBPZHR-së që t’ i ndihmojë prodhuesit vendorë në këtë drejtim?

  1. Stavileci: Që nga fillimi pasi kam shpalosur vizionin për zhvillimin e bujqësisë dhe zhvillimin rural në përgjithësi në periudhën vijuese të bazuar në planin strategjik që kemi 2009-2013,që është një strategji e vendeve e para kandidate në BE, ku parashihet edhe themelimi i strukturave administrative të cilat janë të domosdoshme për vendet kandidate në BE, në mënyrë që të thithin fonde të ashtuquajtura strukturore nga komponenti i pestë i para antarësimit .

Kam thënë se përveç një synimi prioritet, që është rritja e buxhetit të bujqësisë dhe një koordinimi më të efektshëm me të gjithë donatorët, me të gjitha agjencitë, me të gjitha zyret, me të gjitha kompanitë të cilat punojnë në Kosovë, dhe të cilat deri më tani kanë investuar dhe kanë shprehur interesim të investojnë edhe në të ardhmen  në sektorët dhe nën sektorët e bujqësisë, si pjesë e rëndësishme unë kam përmendur edhe politikat fiskale dhe politikat kreditore.

Në kuadër të politikave fiskale për ta stimuluar prodhimin vendorë, për të tentuar që përfundimisht ti zëvendësojmë produktet e importit me produktet tona, dhe për të arritur eksportin, do të jenë edhe disa masa përcjellëse. Kur ishte dita ndërkombëtare e qumështit kam paralajmëruar se në bashkëpunim me agjencinë e veterinës dhe ushqimit jemi duke përgatitur disa masa, të dala nga rekomandimet e ekspertëve për sektorin e qumështit, po ashtu edhe për disa sektorë të tjerë në mënyrë që ti stimulojmë përfundimisht produktet tona vendore, e këtu kur e them këtë jo më vetëm deklarativisht po edhe me veprime konkrete.

RKL: Folët për Ditën Botërore të Qumështit, problemet në industrinë e qumështit, thatë se do të ketë subvencione me miliona euro, e gjithashtu për herë  të parë thuhet se ka subvencione për tokat që keni dhënë në veriun e Mitrovicës, rreth 28.000 euro, çka pritet në të ardhmen më tepër?

Blerand Stavilevci: Natyrisht se përveç atyre objektivave që i kemi, ne do të mëtojmë që t’ i realizojmë edhe disa objektiva tjera, gjithmonë në përputhje me strategjinë mirëpo objektivat që të shumtën e rasteve kanë për qëllim pra edhe qëllime të tjera të natyrës integruese te natyrës gjithëpërfshirëse.

RKL: A mjafton kjo, a është i mjaftueshëm ky lloj fillimi në subvencionim?

Blerand Stavileci: Ky është një fillim i mirë shumë shpresëdhënës. Ne dimë për synimet që i kemi në atë pjesë të vendit, dhe ju e dini që Qeveria ka një strategji gjithëpërfshirëse për veriun, janë bërë shumë hapa pozitiv në këtë drejtim, mirëpo përveç kthimit të njerëzve në pronat e tyre dhe integrimit, ne jemi munduar që atyre tu ofrojmë edhe aktivitet me të cilat ata mund ti mbajnë familjet e tyre, mund të ushtrojnë aktivitet. Përveç kësaj edhe në qytetet tjera edhe në regjionet tjera të Kosovës në viset rurale ne synojmë përmes një mase të cilën e kemi që është përkrahje e grupeve lokale të veprimit, ne tu ndihmojmë në projekte të ndryshme, që kanë të bëjnë me bujqësinë,  me rritjen e aftësive konkurruese të fermave, me rritjen e produktivitetit nëpër ferma tona, po gjithashtu edhe me projekte të tjera që nuk janë drejt për së drejti të kësaj natyre po edhe natyrave të tjera të zhvillimit të turizmit malor në mënyrë që secili në mënyrë që në secilin vend të ketë investime, në mënyrë që edhe nga këto investime megjithëse nuk janë të mjaftueshme për ta rimëkëmbur dhe për ta zhvilluar bujqësinë në një nivel shumë më të lartë, atë që e dëshirojmë ne dhe të gjitha palët e interesit, të paktën të shihet se ka iniciativa, në mënyrë që të gjithë njerëzit,të gjitha palët e interesit bujqit, fermerët, blegtorët të jenë të motivuar që të punojnë akoma më shumë.

RKL: Na flisni diçka rreth bisedës që keni zhvilluar gjatë vizitës  në Turqi si dhe  rreth marrëveshjeve që i keni nënshkruar?

Stavileci: Ne përveç bashkëpunimit brenda vendit tonë, bashkëpunimit ndër institucional, bashkëpunimit ndërmjet këtyre palëve të interesit, të cilat të themi janë të inkuadruara në sistemin e bujqësisë, meqenëse ka disa hallka të rëndësishme që e bëjnë atë zinxhirin e këtij sistemi, unë e kam përmendur koordinimin, gjithmonë koordinimin e efektshëm me donatorë, në mesin e këtyre donatorëve në mesin e më të fuqishmeve është edhe Turqia, e cila edhe nëpërmjet një agjencie të saj ekzekutive “Tika”, por edhe agjencive të tjera organizatave të tjera qeveritare dhe jo qeveritare, e ndihmon sektorin e bujqësisë,  ka aktivitete shumë konkrete në institutin e bujqësisë, të cilën e kanë ndihmuar shumë gjatë këtyre viteve, po edhe në vendet tjera ku jeton komuniteti turk si në Mamushë po edhe në vende të tjera të vendit tonë, ne kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në të cilat janë të detajizuara pikat e bashkëpunimit tonë në të ardhmen, përveç kontributit konkret të tyre në projekte që rrisin që ndihmojnë edhe agrikulturën, edhe agrobizneset këtu në veçanti i kemi kushtuar rëndësi vizitave të ndryshme studimore të cilat do të bëhen në këto dy shtete të këmbimit të përvojave dhe   eksperiencave, sidomos në ato fusha dhe në ato lëmi në të cilat ne nuk kemi mundësi ti mbulojmë me ekspertët tanë, kur e them këtë p.sh një ndihmesë e cila mund të vijë shumë shpejt,është ajo që ka të bëjë me një strategji të re të cilën ne jemi duke e dizajnuar që ti rrisim eksportet ti zëvendësojmë importet të krijojmë vende të reja të punës ,është një strategji të cilën  e ka dizajnuar USAID-i, me një ekip, po bashkë me ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë ku përveç kësaj  strategjisë që ne e kemi që synon integrimin në bashkimin evropian, i shtohet edhe një komponentë e re zhvillimore, për arsye se njëra nga to  ka studiuar të gjitha kulturat bujqësore që potencialisht mund të hidhen në Kosovë, kanë rezultuar se janë 10 kultura strategjike që mund të kontribuojnë pra edhe në rritje të eksportit, edhe në rritje të të ardhurave të fermerëve, edhe në zvogëlimin e importit, si dhe në krijimin e vendeve të reja të punës, dhe 7 të tjera që janë pastaj  me origjinë shtazore, si kultura strategjike, në mesin e këtyre janë edhe disa kultura,pra të cilat  nuk ka mundësi që ne përmes ekspertizës tonë përmes shërbimeve tona këshillimore që i kemi ti realizojmë ato, dhe kjo është një fushë shumë e rëndësishme ku ne mund të përfitojmë nga ekspertiza dhe përvoja e ekspertëve dhe agjencive turke të cilat merren me zhvillimin e agrobiznesit

RKL: Faleminderit për kohën që ndatë me ne.

Stavilevci: Faleminderit shumë edhe prej juve.

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …