RKL: Intervistë me Agron Mustafën, Drejtor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës

RKL: Prej kohës kur jeni emëruar drejtor në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, a i keni përmbushur ose sa i keni përmbushur kërkesat shoqërore, të biznesit, qeveritare dhe ato ushtarake ?

Mustafa: Po mund të them që të gjitha kërkesat që kanë qenë deri më sot, të çfarë do natyre qofshin, ato janë të përmbushura. Konkretisht kur flasim për përmbushjen e kërkesave ne një kohë të gjatë kemi qenë për mbushjen e kërkesave të domosdoshme për operime sipas standardeve ndërkombëtare apo më konkretisht në eliminimin apo mënjanimin e nën konformiteteve apo jo konformiteteve që kanë qenë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku të gjitha këto nënkonformitete apo shumica e tyre absolute u përmbyllen para një viti e gjysmë dhe si rezultat i saj erdhi deri te certifikimi ndërkombëtar i aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës. Me këtë proces të certifikimit unë nënkuptoi që të gjitha kërkesat tjera të cilat kanë ardhur nga pjesët tjera të shoqërisë qofshin ato shoqërore që i referohemi apo biznesit dhe qeveritar apo çfarëdo natyre qofshin, janë të përmbushura maksimalisht.

RKL: Nëpër paraqitje të ndryshme publike jeni zotuar se Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës do ta shndërroni në një aeroport të klasës botërore, cilat janë të arriturat në këtë drejtim ?

Mustafa: Unë mendoj që gjatë prezencave një kompani të cilat janë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës demonstrojnë këtë më së miri se ky aeroport me të vërtet mund të them lirshëm që renditet në mesin e aeroporteve më atraktive regjionale, evropiane që mos të themi edhe botërore. Të kesh në një aeroport me përmasa çfarë është aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, avio kompanitë më të njohura evropiane si British Airwys, Swis Air Berlin, Adria dhe kohët e fundit fillimi i operimeve të njërës prej avio kompanive më të mëdha dhe më të forta evropiane, e cila është e njohur edhe në operime, apo me çmimet e lira të biletave, EASY JET, me të vërtetë dëshmon që ky aeroport është i një cilësie të lart, ofron siguri maksimale dhe padyshim radhitet në mesin e aeroporteve më të mira.

RKL: Cilat janë investimet kapitali që i kenë bërë në aeroport ?

 Mustafa: Të them të drejtën, vitin e fundit, nuk ka investime kapitale, sepse ekziston një vendim i vitit të kaluar të cilin e kam marrë ku për shkak të procesit të koncensionimit i kemi ndalu të gjitha investimet kapitale për shkak se jam frikuar që mos do të dyfishojmë ndonjë investim me koncensionistin e ardhshëm dhe ndonjë investim i joni mund të jetë si apo do të ishte ndonjë investim i njëjtë çfarë edhe konsesionisti në të ardhmen është i paraparë të ndërtojë mirëpo investimet të cilat kryesisht kanë qenë të filluara më herët që nga viti 2005 2006 kemi arrit ti përfundojmë në vitin 2009, specifikisht i referohem projekteve më kapitale të cilat ky aeroport i ka pasur, rishtresimi i pistës si dhe sistemi i ndriçimit të pistës. Përveç këtyre dy projekteve më kapitale, aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ka arritur që të gjithë udhëtarët e vet të kenë një komoditet më të madh se që ishte më parë, ku  kemi arritur të përfundojmë me sukses projektin  e blerjes së autobusëve të dorës së fundit të teknologjisë të cilët autobus janë në shërbim të udhëtarëve të cilët udhëtojnë  nga  terminali për në  aeroplani dhe prej aeroplani për në terminal përveç këtyre kemi arritur që të pajisemi me dhomën e biznesit ku është një hapësirë e dedikuar për të gjithë ata udhëtarë të cilët  udhëtojnë me bileta të klasit të biznesit dhe për të gjithë ata të cilët  janë shërbyes të shërbimeve të V.I.P-së komerciale ne si aeroport që i ofrojmë dhe gjithashtu kemi arritur që me vite të tëra që ishte edhe mungesë të finalizojmë projektin me apo ndërtimin e terminalit për VIP-të protokolarë ku ka qenë një mungesë shumë e madhe dhe që sot e kemi një godinë jashtëzakonisht shumë të mirë,  të pajisur mirë me 2 dhoma pritje dhe përcjellje për udhëtarët apo për burrështetasit dhe përcjellësit e tyre dhe normalisht 2 salla tjera të mbledhjeve dhe me 1 sallë të konferencave  ku që edhe atëherë jemi përkujdesur që edhe gazetarët të cilët  gjithmonë kur i kemi personalitet që  kalojnë nëpër këto nëpërmjet këtij aeroporti kanë nevojë për një hapësirë më të mirë për shkak të intervistave të ndryshme dhe për shkak konferencave për shtyp të cilat vetë këta zyrtar i mbajnë.

RKL: Në këto 2 vitet e fundit buxheti i aeroportit është rritur dukshëm, çka ka ndikuar në këtë rritje ? 

Mustafa: Unë konsideroj që janë dy elemente të cilat kanë ndikuar më së shumti dhe në mënyrë të drejtë për drejt në ngritjen e të hyrave të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës në këto dy vitet e fundit dhe normalisht në ngritjen e normës së fitimit. Vendimi i parë që unë konsideroj se është më strategjiku, është vendimi mbi fillimin e operimeve 24 orë, i cili vendim u morë që në Mars 2009, dhe nga fundi i Marsit 2009 ne jemi aeroport 24 orësh i hapur. Kjo mundësoi që një numër i madh i fluturimeve apo të shtohet numri i fluturimeve dhe fillojnë që të operojnë në orët e natës çka më parë nuk ishte e mundur dhe kjo gjithmonë unë kisha kërkesa nga ajo vetë kompani që të fillojmë të operojnë edhe natën për shkak se gjatë ditës mund të kishin edhe ata restriksione të ndryshme në planifikimin e flotës së tyre të aeroplanëve për  të cilët i kanë të zëna  me destinime të tjera që të sjellin edhe në Prishtinë kështu që e hapëm aeroportin edhe gjatë orëve të natës, dhe vendimi i dytë është që së bashku me bordin e drejtorëve përfunduam një apo futëm në treg një produkt apo një sërë produktesh, ku i dedikoheshin Avio kompanive konkretisht flas për një program nxitës dedikuar avio kompanive që ata fillojnë të mendojnë dhe të nxiten nga vetë aeroporti si një partner i tyre që t’i shtojnë linjat ajrore apo ti shtojnë frekuentimet të cilat vetëm se tani i kishin në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës t’i nxisim që të hapin linja të reja dhe t’i nxisim që nëpërmjet këtyre produkteve ata të kenë mundësi që ti lirojnë biletat e tyre deri në një masë për aq sa të shtojnë aktivitetin e fluturimeve dhe udhëtimin më të shpeshtë të të gjithë udhëtarëve çka kjo në  fakt  edhe  ndodhi dhe vitin e kaluar kemi pasur edhe disa raste ku Avio kompanit kanë deklaruar publikisht se kanë liruar çmimet e biletave, mu për shkak të rezultatit të bashkëpunimit të mirë të Aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës dhe atyre.

RKL: Oferta e dhënë nga koncesionari për dhënien e afër 40 % të të hyrave bruto për gjatë 20 viteve, të gjitha këto që ju keni arritur të siguroni dhe të propagandoni nëpër vende të ndryshme të botës, pra Ju edhe pse sa e sa herë proklamuar një gjë të tillë, në Kosovë ka shumë zëra që e kanë kundërtshuar këtë, si e komentoni Ju këtë ?

 Mustafa: Unë isha në hapjen publike të ofertave financiare atë ditë nga këta tre ofertues, dhe të them të drejtën kamë qenë ndoshta njeri më i lumtur aty në sallë, kur kamë parë në mesatare përqindjen të hyrave të siguruara në bazë të ofertës për vetë aksionarët në këtë rast në qeverinë e Kosovës në njëzet vitet e fundit. Të marrësh 39.42% në mesatare të hyra nga bruto qarkullimi vjetor i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për 20 vitet e ardhshme është një shumë që jashtëzakonisht shumë e lartë, çka në të vërtetë unë personalisht nuk do të kisha menduar që do të vinte një ofertë e tillë, ku kjo do të thotë që në 20 vitet e ardhshme ky aeroport me mesatare do të merr së paku nga 10 milion euro, ky aeroport jo po konkretisht qeveria e Kosovës do të merr 10 milion euro prej koncensionarit si rezultat i dhënies në koncension vetë operatorit privat për të menaxhuar këtë aeroport. Në anën tjetër kemi  diku rreth 80 deri 100 milion investime të cilat duhen të kryhen në një kohë jashtëzakonisht të shkurtë, një afat prej dy vite e gjysmë me sa kujtoj do të ishte e pamundur ky aeroport në kushtet e sotme me të cilat sot operon që të krijoj mundësi për realizimin e investimeve të tilla në një kohë aq të shkurtë kohore, sepse do të ishte shumë problem të gjendeshin mjetet financuese dhe do të ishte shumë me vështirësi qasje në kredit e ndryshme si aeroport, si ndërmarrje publike në veçanti, ku edhe me ligjin mbi ndërmarrjet publike e ke të ndaluar që të lësh asete tua si garancë apo si hipotekë për marrjen e ndonjë kredie, e bëjnë edhe më atraktive, e bëjnë atë edhe më të pëlqyeshme ofertën e koncensionistit e cila ka ardhur në përqindje të cilën e ceka më herët që do të thotë jashtëzakonisht shumë. Kamë dëgjuar edhe zëra të kundërt që ka në këtë drejtim mirëpo unë themë që  të gjitha zërat e kundërt të cilët  janë sot me të vërtet nuk i dinë rrethanat, nuk i dinë mirë rrethanat aktualt e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës nuk kanë informacione të duhura për aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës, sepse po  ti kisha ato informata të cilat unë i kamë sot me siguri do të mendonin njëjtë qysh mendoj edhe unë.

 RKL: Cili është trendi i të hyrave për gjysmën e parë të këtij viti në Aeroportin e Prishtinës ?

 Mustafa: Është më i mirë se vitin e kaluar kemi diku një shtim të të hyrave prej afër 10 % çka është në trend apo çka është në paralele të njëjtë me shtimin e numrit të udhëtarëve edhe me shtimin e numrit të fluturimeve, kështu që trendi pozitiv i këtij aeroporti vazhdon ende dhe është në atë drejtim.

RKL: Philip Bernard, zyrtar kryesor ekzekutiv i CEOS, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës e ka cilësuar shumë atraktiv, të zhvilluar dhe se operon me standarde të larta ndërkombëtare, si i komentoni Ju këto vlerësime ? 

 Mustafa: Po drejtorin ekzekutiv të aeroportit të Lionit pata rastin me taku atëherë diku në shkurt kur ishte edhe konferenca që u organizua për këta investitorit potencial apo për këta ofertuesit e para kualifikuar për koncesionimit të aeroportit dhe këto fjalë të cilat ju i cituat, ishin edhe atëherë që i tha vetë zotëriu Bernard kur tha që ky aeroport me të vërtetë qenka një aeroport i mirë, atraktiv, qenka i menaxhuar mirë, dhe si aeroport i tillë çfarë qenka , qenka shumë i gatshëm që prej rastit kur të fillojmë ne me marrë pa ndonjë investim të madh ashtu menjëherë dhe  të fillojmë të hyra dhe të krijojmë profit për vetë kompaninë tonë. Kështu me fjalë të tjera mund të them që zoti Bernard ka konfirmuar një gjë të tillë, çka edhe ne i kemi proklamuar me vite të tëra, që ky si Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës është jashtëzakonisht shumë atraktiv dhe ky atraktivitet bëri të mundshëm që qeveria e Kosovës të ketë ofertë çfarë edhe  u pranua që të merren 39.42% të të hyrave të përgjithshme bruto për vitet e ardhshme.

 RKL: Faleminderit për intervistën dhe për kohën që ndatë për ne.

Faleminderit edhe juve!

Kontrolloni gjithashtu

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën: Flasin Meri Mezini, Irini Qirjako, Margarita Xhepa, Alida Hisku, Myfarete Laze, Enrieta Sina

Festa e Nënës vjen bashkë me pranverën Gëzuar 8 Marsin nënat tona Çfarë është për …