Joe Biden: Amerika ende është në krizë dhe larg kapërcimit të krizës ku ka rënë për shkak të pandemisë

Joe Biden: Amerika ende është në krizë dhe larg kapërcimit të krizës ku ka rënë për shkak të pandemisë

Amerika është ende në vështirësi të mëdha, larg kapërcimit të krizës ku ka rënë për shkak të pandemisë, thotë kryetari amerikan, Joe Biden. “Ne jemi në një moment shumë kritik, afër një pike thyerje”, paralajmëroi ai në lidhje me gjendjen e ekonomisë dhe situatën e vështirë në të cilën jetojnë aktualisht miliona amerikanë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, shifrat e punësimit të lëshuara në orët e fundit sinjalizojnë një rimëkëmbje që është ende shumë, shumë e ngadaltë. Në janar, megjithëse niveli i papunësisë ra në 6,3%, u krijuan vetëm 49 000 vende të reja pune, shumë pak për të dhënë shpresë për një ndryshim të shpejtë të kursit. “Me këtë ritëm, ne do të kthehemi në punësim të plotë pas dhjetë vitesh”, pranoi Biden, në një adresim Kongresit, duke bërë thirrje për të filluar shpejt planin maksimal të ndihmës antiCOVID-19 me vlerë 1,9 trilionë dollarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …