Joe Biden, Jens Stoltenberg: NATO-ja nuk do të luftojë kundër Rusisë, në Ukrainë, pasi kjo do të çonte në Luftën e Tretë Botërore

Kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është cituar të ketë deklaruar  se NATO-ja  nuk do të luftojë kundër Rusisë në Ukrainë, pasi  kjo do të çonte në Luftën e Tretë Botërore. “Dua të jem i qartë, ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të mbrojtur mirë”, ka shkruar Biden në një postim të tij  “Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë”, u shpreh tutje ai. “Një konfrontim i drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë është Luftë e Tretë Botërore. Diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë”, ka thënë kryetari amerikanë Xho  Biden.  Ditë më parë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, kishte deklaruar se nuk duhet të lejuar  që pushtimi rus i Ukrainës të kalojë në një luftë midis Aleancës dhe Moskës,  duke përjashtuar përsëri një zonë të ndaluar fluturimi mbi qiellin e Ukrainës.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …