Edi Rama: Kjo nuk është koha për kompanitë e naftës që të nxjerrin fitime, po për të rezistuar të gjithë së bashku

Edi Rama: Kjo nuk është koha për kompanitë e naftës që të nxjerrin fitime, po për të rezistuar të gjithë së bashku

Kryeministri i Shqipërisë, Rama, pas rritjes së çmimit të naftës, në Shqipëri ka  krijuar Bordin Kombëtar të  Administrimit të Karburantit. Prej ditës së sotme  në Shqipëri çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe shkalla e fitimit të kompanive do të ngrijë. Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shtuar se nuk do të lejojnë abuzimin në kurriz të qytetarëve. Kjo nuk është kohë për të nxjerrë fitime, po për të rezistuar të gjithë së bashku, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …