Jonathan Hargreaves: Britania e Madhe është krenare për rolin që ka pasur në progresin e FSK-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Xhonathan Hargreaves, ka thënë se vendi i tij është krenar për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për rolin që ka dhënë për këtë. Britania e Madhe është krenare për rolin që ka pasur në progresin e FSK-së drejt aftësimit, profesional, gjithëpërfshirës dhe llogaridhënës. E përgëzova FSK-në për mbledhjen vjetore të miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të përkushtuar në aspiratën e FSK-së për të ofruar siguri në Kosovë dhe Evropë”, ka shkruar Hargreaves. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë mbajtur konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”. Në këtë konferencë kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, ambasadorë, atashe të mbrojtjes të Republikës së Kosovës, si dhe përfaqësues tjerë diplomatikë dhe atashetë ushtarakë të të gjitha shteteve partnere të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Miqësia me Amerikën është e pathyeshme

Ish kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 25-vjetorin e sulmeve …