leoni

Jorn Rohde: Kosovën e pret një punë e vështirë, për t’i bindur ministrat e Jashtëm të KE-së që ta miratojnë anëtarësimin e saj

Jorn Rohde: Absolutisht jo, nuk do të shtyjmë për ndërtimin e qeverisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk do të ndërhyjë për të shtyrë partitë politike në krijimin e një qeverie të re. Rohde u shpreh prerazi: “Absolutisht jo. Kosova duhet të kryejë punët vet.” Sipas tij, vendi është duke përballuar pasoja të drejtpërdrejta nga ngërçi institucional, duke përfshirë humbjen e fondeve nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian. “S’ka pare të Planit të Rritjes. Nuk mund të miratohen në Kuvend nëse nuk ka parlament. 65 milionë euro në raundin e parë, 800 milionë në total,” theksoi Rohde. Ai paralajmëroi se mungesa e një qeverie funksionale po ndikon në zhvillimin ekonomik dhe rrjedhjen e investimeve. “Qeveria nuk mund të marrë vendime, tashmë kjo po ndikon zhvillimin ekonomik. Aq më shumë vende ecin përpara, dhe nëse Kosova nuk vepron, i ik autobusi,” u shpreh ai. Ambasadori gjerman theksoi edhe ndikimet që situata aktuale mund të ketë në planin afatgjatë, duke përmendur rreziqet që sjell një situatë e paqëndrueshme gjeopolitike. Ai nënvizoi se përgjegjësia për të dalë nga bllokada institucionale është vetëm e klasës politike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Adrian Shtuni: Kosova duhet të ndryshojë qasje ndaj SHBA-së dhe të dalë nga vetë-hipnoza politike

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sigurisë, Adrian Shtuni, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në …