Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell është shprehur shumë i shqetësuar për arrestimin e serbëve në Kosovë si dhe për marshimin e FSK- së në Mitrovicën e jugut. Borrell në Tiwtter ka shkruar se pavarësisht takimit të djeshëm, përshkallëzimi vazhdon të bëhet edhe më i rrezikshëm. Shumë i alarmuar nga situata në veri të Kosovës: arrestime jashtëgjyqësore të serbëve të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës që marshojnë në Mitrovicën e Jugut; e ndjekur nga retorika e rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të djeshëm të krizës, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë.”, ka shkruar ai, Borrell në një postim të tij. Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar të premten marsh kondicional me 215 ushtarë, nga kazerma “Minatori” deri ne fshatin Frashër të Mitrovicës, dhe është kthyer në bazë.
Kontrolloni gjithashtu
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti
Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
