Milan Mojsilloviq: Nëse kryetari Vuçiç, jep një urdhër për situatën në Kosovës, ushtria serbe menjëherë do të zbatojë atë

Lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, shefi i shtabit të ushtrisë se Serbisë, Milan Mojsilloviq, mbajti një konferencë urgjente. Ai njoftoi se nëse Vuçiç, do të japë një urdhër për situatën në Kosovës, ushtria serbe do të zbatojë menjëherë atë. Populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj një persekutimi të tmerrshëm nga regjimi i Prishtinës i Albin Kurtit. Serbët janë shënjestër e përditshme e Albin Kurtit. Faji i vetëm i tyre është se kanë emra dhe mbiemra serbë dhe që ndoshta nuk duan të largohen nga vatra e tyre. Terrori i regjimit të Kurtit nuk mund të tolerohet më as fizikisht. Ushtria Serbe i ka përmbushur dhe i përmbush të gjitha obligimet ligjore ndërkombëtare që dalin nga Rezoluta 1244 e OKB-së, por është e qartë se bashkësia ndërkombëtare nuk po i përmbush obligimet e veta. Forcat e Armatosura Serbe, në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Kartën e OKB-së, nëse marrin urdhër nga Komandanti Suprem, do të kryejnë të gjitha detyrat e tyre në lidhje me krizën e përgjithshme të sigurisë”, tha Milan Mojsilloviq.

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey Hovenier: Projekt-statuti që iu ka propozuar Kosovës për formim të AKS-së përmbush të gjitha kriteret që i parasheh Amerika

Hovenier paralajmëron Kosovën: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zbehë interesin amerikan

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbasë një pjesë …