Ramush Haradinaj takon kongresistin Pete Sessions në Washington, kërkon mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim në Kongresin Amerikan me kongresistin republikan Pete Sessions, ku ka kërkuar mbështetjen e administratës së Presidentit Trump dhe të Kongresit për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Gjatë vizitës në Washington, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar atë si bazë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe angazhimeve globale. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Haradinaj dëgjohet duke thënë se Kosova është e gatshme t’i bashkohet SHBA-së në të gjitha aspektet e angazhimit global, përfshirë edhe përmes anëtarësimit në Aleancën Veri-Atlantike. Nga ana e tij, kongresisti Sessions ka deklaruar se në Washington duhet bërë “punë më e mirë” për ta theksuar mbështetjen ndaj Kosovës, duke shtuar se personalisht është i angazhuar në këtë drejtim. Takimi vjen në kuadër të vizitave dhe kontakteve të zyrtarëve politikë kosovarë në SHBA, me fokus në forcimin e përkrahjes ndërkombëtare për integrimet euroatlantike të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …