Josep Borrell

 Josep Borrell paralajmëron për një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

 Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ka paralajmëruar se është e mundshme që deri në fund të këtij muaji të ketë një takim të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai e ka cilësuar lajm të mirë faktin që më 21 qershor është arritur marrëveshja për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, “Është një hap shumë i rëndësishëm përpara dhe ne do të vazhdojmë të punojmë më tej. Është e mundur që deri në fund të muajit të kemi një takim në nivelin më të lartë”, ka thënë ai. Për Borrel nuk është veç Kosova e Serbia “problem” në Ballkanin Perëndimor, por edhe ngecja e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Kjo për Borrellin është praktikë e gabuar, sipas tij nuk duhet që vendimmarrja në Bashkimin Evropian të bëhet me konsensus. 

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi: Më 16 shtator pres që drejtësia ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka …