leoni

Joseph: Mesazhet që Burns ia ka dhënë Kurtit kanë qenë konsistente me ato që i ka transmetuar Hovenier

Duke komentuar takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, eksperti i shquar amerikan, Eduard Xhozef ka thënë se mesazhet që Burns ia ka dhënë Kurtit kanë qenë konsistente me ato që i ka transmetuar Hovenier. “Asnjë prej nesh që nuk ishim në dhomë [takim] nuk e dimë çfarë mesazhi saktësisht ka sjellë Burns, por nëse e shikoni fotografitë e takimit mund të shihni që pranë Burns në anën e djathtë të tij është i ulur ambasadori Hovenier dhe nëse e shikoni në fotografi e shihni ambasadorin që merr shënime. Pra, ne mund të supozojmë që drejtori i CIA’s Burns ishte duke transmetuar mesazhet që duhet të ishin konsistente me ato që ka transmetuar ambasadori Hovenier sepse e shihni në fotografi, e shihni Burns e shihni Kurtin dhe pastaj në krahun e djathtë të Burns e shihni ambasadorin Hovenier. Andaj, mund të paramendojmë që Burns do të transmetojë mesazhe të ngjashme te kryeministri Kurti që janë në konsistencë me qëndrimet e ambasadorit Hovenier” ka thënë mes tjerash profesori universitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eduard Xhozef.

Kontrolloni gjithashtu

Rreth 16 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin Kosovë - Shqipëri gjatë kësaj fundjave

Hiqen kontrollet kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, lehtësohet lëvizja për qytetarët

Nga sot, 1 maj 2025, rikthehet në fuqi marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj …