KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votimi në pako i nënkryetarëve është kushtetues dhe zgjidhje funksionale, pavarësisht kthesave politike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar pas dakordimit që votimi i pesë nënkryetarëve të Kuvendit të bëhet në pako, duke e cilësuar këtë praktikë në përputhje me kuadrin kushtetues dhe me logjikë të qartë institucionale. Sipas tij, votimi në pako është dëshmuar edhe më herët si zgjidhje funksionale që përshpejton konstituimin e Kuvendit dhe ndan përgjegjësinë politike mes të gjitha grupeve parlamentare. “Kjo shpejton konstituimin dhe e detyron përgjegjësinë politike të ndahet mes të gjitha grupeve parlamentare. Megjithatë, ironikisht, pikërisht kjo praktikë që e patëm kërkuar vitin e kaluar ishte kundërshtuar nga ata që sot e shtynë përpara, madje ishte paraqitur si problem parimor. E gjithë kjo tregon se praktikat parlamentare marrin kuptim nga mënyra si përdoren”, ka shkruar Cakolli. Ai shton se kur këto praktika shërbejnë për të çuar përpara funksionimin e Kuvendit, ato mbeten mjete legjitime të rendit parlamentar.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …