Keith Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është misioni im — deklarata pritet me duartrokitje

Kongresmeni amerikan Keith Self ka deklaruar gjatë një tryeze me deputetë shqiptarë në Kongres se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte një hap vendimtar për stabilitetin dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit. Gjatë fjalës së tij, Self theksoi se e ka marrë si mision personal mbështetjen e rrugës së Kosovës drejt Aleancës Veri-Atlantike, duke e cilësuar këtë si një objektiv strategjik me ndikim të gjerë rajonal. E kam marrë anëtarësimin e Kosovës në NATO si mision. Do të ishte një forcë e jashtëzakonshme stabilizuese në Ballkan, u shpreh ai, deklaratë që u prit me duartrokitje nga të pranishmit në sallë.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …