Brickos

Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: NËSE NA VOTONI

Nëse na votoni 

 

Ne të mirë qemë,

më të mirë do të jemi,

shpëtimin nga e keqja

veç me ne e keni.

Na duhet vota juaj

si buka në çerep.

Nga pësimet mësuam,

s’do të jemi sikur vjet.

“Pêr kokë të fëmijëve” ,

betohet deputet Mani,

po fituam ne

merr fund korrupsioni !

Kufiri do rikthehet

në Kullë e në Çakorr,

gurin do ta vëmë

me qejf o me zor.

Sot, lirshëm lëvizni Tiranë-Prishtinë,

botën do ta shëtisni – tokë e det,

nëse na votoni të vijmë në pushtet.

 

J.Z. , më 14 shtator 2019

 

 

DO TA TAKOJ GRUAN

 

Partitë nuk i ndërrova
siç i ndërrojnë deputët,
edhe pse punë nuk gjeta
tash e dyzet vjet ! ?
Rrallëherë më shkon mendja
që kreva fakultet.
Shokët e studimeve
të shumtë më harruan,
s’ua zë për të madhe
të gjithë u pensionuan.
Herë e fundit, kur isha në votime
ftesë i kishin dërguar edhe gruas sime.
Njeri nga komisioni , që rrinte te dera
më pyeti : – ” xha Agush, pse s’erdhi Vera ?
Mua m’u mor goja, në vend tim u gjegj Isa,
– : Vera nuk ka ardhur , moti është te lisat !
Edhe kësaj herë unë do të votoj,
ndoshta gruan time sërish e takoj ! ?

J.Z., 12 shtator 2019

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: Iku në përjetësi penë arti Fadil L. Curri

Më 6 prill pushoi zemra e shkrimtarit, gazetarit dhe intelektualit të shquar, Fadil L. Curri …