leoni

Jusuf Zenunaj

Jusuf Zenunaj: Uron Hanko Halla

E gëzuar Hanko Halla

shikon fotografinë,

Hamzain e Ademin

roje atdheut tek i rrinë.

Me lot në sy

uron për ushtrinë.

Më e lumtur se sot

nuk qe kurrë në jetë,

vendi u bë

me ushtrinë e vet.

Tetëmijë ushtarë,

60 mijë veteranë,

partneri i parë

për NATO-n në Ballkan..? !

 

J.Z. 20 shtator 2018

 

 

SHËËEËTT …

 

Kanë thënë, por mos fol ?!

S’kemi gjë në dorë !

Djali i Maxhunit

me armë e me drogë..

Policia, as Prokuroria

fare nuk bëzajnë,

pendlat në dorë

vallë, kujt do t’ia lëshojnë ?!

 

J.Z. 20 shtator 2018

 

 

E KAM PASUR…

 

E kam pasur shok,

bashkëluftëtar ,

e kam pasur mik,

ia kam dhuruar armën,

revolen ma la amanet..!?

Shumë flasin nga qejfi –

kur është koha

flet i vërteti…

 

J.Z. 19 tetor 2018

 

 

JA KU JAM

 

Ja ku jam,

edhe unë do kullos ,

vendin tim ta bëj kos !

Kos bashkë me politikanë

deputet, analist e gazetarë –

do harroj se jam shqiptar..

Eurot i kam në rend të parë,

turpi s’më bën të marrë.

Ja ku jam , ja ku jam

Níkos Kotziás, eja !

Për tradhti s’më vret rrufeja ..

 

J.Z. 22 tetor 2018

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Aziz Mustafa: Bab’, ma gjej “Hamletin”

Bab’, ma gjej “Hamletin” Këtë kërkesë kishte ime bijë, nxënëse e klasës së nëntë, sot …